Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 99 (Sura 99)
1; Kur Toka të dridhet me dridhjen e tmerrshme të saj,
2; dhe kur ajo (Toka) të nxjerrë materiale nga brendia e saj,
3; dhe njeriu të thërret: “Çka ka ajo?!”
4; atë Ditë ajo tregon lajmet e veta (veprat e mira dhe të këqia) që kanë ngjarë në të,
5; sepse, Zoti yt e ka urdhëruar atë.
6; Atë Ditë, njerëzit do të paraqiten në grupe-grupe (të ndara), për t’ju treguar veprat e tyre:
7; ai që ka punuar ndonjë të mirë, qoftë ajo e vogël madje sa thërmia, do ta shohin atë,
8; kurse ai që ka punuar të keqe, qoftë madje sa thërmia – do ta shohin atë.

Pages ( 99 of 114 ): « Previous1 ... 9798 99 100101 ... 114Next »