Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 96 (Sura 96)
1; Lexo në emër të Zotit tënd, i cili ka krijuar (të gjitha),
2; i cili e krijoi njeriun nga gjaku i droçkuar (embrioni),
3; lexo, se Zoti yt, është më bujari,
4; që ia mësoi njeriut pendën (të shkruajë),
5; që njeriut ia mësoi atë që nuk e diti.
6; Jo, jo! (megjithatë), me të vërtetë, njeriu ka kalur kufirin (në të keqe),
7; posa e ka ndier veten të pasur (se nuk i nevojitet askush),
8; e, me të vërtetë, kthimi është te Zoti yt!
9; A e ke parë ti atë që pengon
10; njeriun (adhuruesin) kur falet (bënë namaz)?
11; Më thuaj ti (o Muhammed!), nëse ai mendon se është në rrugën e drejtë,
12; apo rekomandon që të adhurohen idhujt,
13; e, çka mendon ti nëse ai i përgënjeshtron (argumentet Tona) dhe kthehet?
14; A nuk e di ai – se Zoti i sheh të gjitha (e dhuron të mirin, ndërsa e dënon të keqin)?
15; Jo, jo! Me të vërtetë, nëse nuk tërhiqet nga kjo, do ta kapim për flokësh (gërshetën),
16; për flokët (gërshetin) e gënjeshtarit dhe fajtorit,
17; e, ai le ta thërras shoqërinë e vet (në ndihmë).
18; Na do t’i thërrasim Zebanijt (rojet e Skëterrës).
19; Jo, jo! Mos iu përul ti atij; por bënë ti sexhde dhe afroju (Zotit tënd)!

Pages ( 96 of 114 ): « Previous1 ... 9495 96 9798 ... 114Next »