Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 91 (Sura 91)
1; Betohem në Diellin dhe dritën e tij,
2; dhe Hënën që e përcjellë
3; dhe ditën që e bën të dukshëm atë,
4; dhe natën kur e mbulon
5; dhe qiellin dhe Atë që e ka ndërtuar (atë);
6; dhe Tokën dhe Atë që e ka shtruar atë (Tokën),
7; dhe shpirtin (njeriun e parë) dhe Atë që e krijoi
8; e ua ka shpjeguar të mirën e të keqen, –
9; me të vërtetë, ai që e pastron atë (shpirtin), do të jetë i lumtur,
10; e, me të vërtetë do të humbë ai që e devijon atë (shpirtin)!
11; Populli i Themudit, nga shfrenimi i vet – ka përgënjeshtruar:
12; kur nga mesi i tyre u ngrit një fatzezë,
13; i dërguari i Perëndisë (Salihu), ju tha atyre: “Lëreni deven e Perëndisë dhe kujdesuni për kohën kur duhet të pijë ajo!”
14; Por ata nuk i besuan (atij), madje e prënë atë (devën) – dhe Zoti i tyre shkatërroi ata për mëkatet e tyre, duke i zhdukur deri në të fundit,
15; se, Ai, nuk i druan pasojës nga ajo.

Pages ( 91 of 114 ): « Previous1 ... 8990 91 9293 ... 114Next »