Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 92 (Sura 92)
1; Betohem në natën që e mbulon terri,
2; dhe ditën që agon,
3; dhe që ka krijuar mashkullin dhe femrën –
4; me të vërtetë, veprat tuaja janë të ndryshme:
5; atij që jep (për bamirës) dhe ruhet (prej gabimeve)
6; dhe i cili dëshmon (vërteton) atë që është më e bukur (besimin)
7; Na, atij do t’ia lehtësojmë rrugën e lumturisë (xhennetit);
8; kurse atij që është koprrac dhe e konsideron veten të pavarur (nga Zoti),
9; dhe e përgënjeshtron atë më të bukurën (besimin),
10; Na, atij, do t’ia lehtësojmë rrugën e rëndë (skëterrës),
11; e kur të hedhet (në varr), pasuria e tij nuk do t’i bën dobi.
12; Neve na përket, që ta tregojmë rrugën e drejtë,
13; dhe, me të vërtetë, e Jona është ajo botë dhe kjo botë!
14; Andaj Unë, ju kam tërhequr vërejtjen me zjarrin që ndizet,
15; në të cilin do të hidhet vetëm më i keqi,
16; i cili ka përgënjeshtruar dhe është larguar nga besimi;
17; e do të jetë larg nga ai (zjarri), ai që i druan Perëndisë,
18; ai që ndanë nga pasuria e tij, duke e pastruar veten (nga të këqiat),
19; e nuk e jep atë – për t’ia kthyer ndokush,
20; por vetëm që të fitojë kënaqësinë e Zotit të tij të Lartëmadhërueshëm,
21; dhe ai, me siguri, do të jetë i kënaqur!

Pages ( 92 of 114 ): « Previous1 ... 9091 92 9394 ... 114Next »