Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 80 (Sura 80)
1; Ai (Muhammedi) u mrrol e u kthye (me fytyrë)
2; ngase i erdhi pranë i verbëri.
3; E kush të dëfton ty – ndoshta ai dëshiron të pastrohet (nga mëkatet),
4; ose të këshillohet, e t’i sjell dobi atij këshillimi,
5; e atij që ësthë i pasur (e prezentohet si i panevojshëm për të besuar)
6; atij po i kthehesh
7; sepse, ti nuk ke përgjegjësi, nëse ai nuk don të pastrohet (të besojë);
8; e atij që të vjen ty duke nxituar (për këshillim)
9; dhe ndien drojë
10; e ti atë nuk po e merr në konsiderim.
11; Mos vepro ashtu! Ato janë këshilla,
12; e, kush të dojë, le të mësojë
13; në faqet e (Kur’anit të) çmueshme
14; të lartësuara (të madhërueshme), të pastra,
15; me duart e shkruesve (engjëjve)
16; të ndershëm dhe të drejtë.
17; Mallkuar qoftë njeriu! Sa jomirënjohës që është ai!
18; Prej çkahjes e krijoi Ai (Perëndia) atë (njeriun)?!
19; Prej pikës së farës e krijoi dhe përgatiti për të çdo gjë të dobishme,
20; dhe pastaj ia lehtësoi rrugën (e lindjes),
21; pas kësaj, (Ai) ia caktoi vdekjen dhe bëri që të varroset,
22; dhe, mandej kur të dojë Ai, e ringjallë.
23; Në të vërtetë! Ai – njeriu, ende nuk i ka plotësuar ato që i ka urdhëruar Ai!
24; Le të shikojë njeriu në ushqimin e vet:
25; Ne kemi derdhur ujëra (shira) të bollshme,
26; pastaj e kemi plasaritur tokën me çarje
27; dhe bëjmë që nga ajo të rriten drithërat,
28; dhe rrushi e perimet,
29; dhe ulliri e palma,
30; dhe kopshtet e dendura,
31; dhe pëmët e barishtet,
32; për ju dhe bagëtinë tuaj.
33; E, kur të arrijë zëri i madh shurdhues, –
34; në Ditën kur njeriu ikën nga vëllau i tij
35; dhe nga nëna e babai i tij
36; dhe nga bashkëshortja e fëmijët e tij;
37; atë Ditë, çdonjëri është i preokupuar me gjendjen e vetvetes,
38; disa fytyra atë Ditë, shëndrisin,
39; të qeshura, të gëzuara,
40; kurse disa fytyra, atë Ditë, pluhërosen,
41; errësira do t’i kaplojë,
42; këta janë jobesimtarët, të korruptuarit.

Pages ( 80 of 114 ): « Previous1 ... 7879 80 8182 ... 114Next »