Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 26 (Sura 26)
1; Tâ, Sín, Mîm.
2; Këto janë ajetet e Librit të qartë!
3; A mos vallë ti (o Muhammed) don ta shkatërrosh veten, ngase ata nuk duan të besojnë?
4; Sikur të donim Ne, do të zbritnim në ta – nga qielli – një mrekulli, para së cilës, ata do të përulnin kokat e tyre.
5; Dhe, atyre, nuk u ka ardhur kurrfarë këshille e re prej Mëshiruesit, e që të mos jenë shmangur nga ajo.
6; Ata, me të vërtetë, e kanë përgënjeshtruar (këtë këshillë), andaj, do t’i arrijë ata, me siguri përfundimi i asaj, me të cilën janë tallë.
7; Vallë, a nuk shohin ata që në Tokë, Ne kemi bërë të mbijnë sa e sa lloje çifte bimësh të mrekullueshme?
8; Me të vërtetë, në këtë ka argument, por shumica e tyre (njerëzve) nuk kanë besuar,
9; e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe mëshirues.
10; (Përkujtoju atyre, o Muhammed) kur Perëndia i thërriti Musait: “Shko te populli zullumqar,
11; populli i Faraonit; vallë, a nuk po i druajnë ata Perëndisë?”
12; (Musai) tha: “O Zoti im, unë kam frikë se do të më konsiderojnë gënjeshtar,
13; e zemra po më ngushtohet, dhe gjuha nuk po më zhvillohet, andaj, dërgoja pejgamberllëkun edhe Harunit!
14; Unë jam edhe përgjegjës ndaj tyre për një gabim (mbytjen e një Kopti), andaj kam frikë se do të më vrasin.
15; (Perëndia) tha: “Kurrsesi! (Nuk do të vrasin, por) shkoni që të dy me argumentet Tona. Me të vërtetë, Na jemi me ju dhe dëgjojmë.
16; Shkoni te Faraoni dhe i thoni: “Na jemi pejgamberët e Zotit të botërave,
17; lejoni bijtë e Israelit që të vijnë me ne!”
18; (Faraoni) tha: “Vallë, a nuk të kemi rritur ne – në mesin tonë si fëmijë? Dhe, ke qëndruar në mesin tonë shumë vjet të jetës tënde –
19; dhe, ke punuar atë veprën (e keqe) tënde, të cilën e ke punuar, e ti madje – je edhe jomirënjohës?”
20; (Musai) tha: “E kam punuar atë (vepër) kur nuk kam qenë i udhëzuar (para profetnisë),
21; e kam ikur prej jush, ngase jam frikësuar prej jush, e Zoti im më dhuroi mençurinë dhe më bëri pejgamber.
22; A është mirësi ajo që po më bëni vetëm mua, ndërsa Israelitët i bëre skllavë?”
23; Faraoni pyeti (Musain): “E ç’është Zoti i gjithë botërave?”
24; (Musai) u përgjegjë: “(Ai është Allahu) Zot’i qiejve dhe i Tokës, dhe çka gjendet në mes tyre, nëse besoni?”
25; (Faraoni) u tha atyre rredh vetes: “Vallë, a nuk po dëgjoni ju?”
26; (Musai) tha: “(Ai është Allahu) Zot’i juaj dhe Zot’i të parëve tuaj”.
27; (Faraoni) tha: “Me të vërtetë, Pejgamberi i juaj, që u është dërguar, është i çmendur”.
28; (Musai) tha: “(Ai është Allahu) Zot’i lindjes dhe i perëndimit, dhe asaj që gjendet në mes tyre, nëse mendoni.
29; (Faraoni) tha: “Nëse ti merr për zot tjetër kë, pos meje, unë, me siguri, do të të hedhë në burg!”
30; (Musai) tha: “Vallë, (e bën atë) edhe pasi të kam sjellë mrekulli të qartë”.
31; (Faraoni) tha: “E, demonstroje pra, nëse thua të vërtetën!”
32; E (Musai) e lëshoi shkopin e vet (në tokë), e ai u shndërrua në gjarpër të vërtetë!
33; E, pastaj, nxorri dorën e vet (nga xhepi), kur ajo, u bë e bardhë para shikuesve!
34; (Faraoni) u tha parisë së tij, që i kishte përreth: “Ky, me të vërtetë, qenka magjistar i dijshëm,
35; (i cili) me magjitë e veta don t’ju dëbojë nga toka juaj, e ç’rekomandoni (ju)?”
36; (Ata) u përgjegjën: “Lëre këtë dhe vëllain e tij, e dërgoni nëpër qytete që t’i tubojnë,
37; të gjithë magjistarët e dijshëm, (e le t’i sjellin ty)”.
38; Dhe, u tubuan magjistarët në kohën e ditës së caktuar,
39; e popullit iu tha: “A jeni tubuar
40; që të shkojmë pas magjistarëve, nëse ata do të jenë fitues!”
41; E, kur erdhën, magjistarët i thanë Faraonit: “A, me të vërtetë, do të shpërblehemi ne, nëse bëhemi fitues?”
42; (Faraoni) u përgjegj: “Po, – do të jeni atëherë – edhe ndër të afërmit e mi”.
43; Musai u tha atyre: “Hudheni atë që doni ta hudhni!”
44; Dhe, ata hodhën konopët e tyre dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: “Pasha madhërinë e Faraonit, na, me të vërtetë, do të jemi fitues!”
45; Pastaj, Musai hodhi shkopin e tij, e (shkopi i tij) i kapërdiu përnjëherësh, ato që i patën prodhuar ata rrejshëm.
46; Dhe, magjistarët ranë (në tokë) duke bërë sexhde,
47; dhe thanë: “Na besojmë në Zotin e Gjithësisë,
48; Zotin e Musait dhe të Harunit!”
49; (Faraoni) tha: “I besuat atij para se t’ju lejoja juve! – Me të vërtetë, ai është i madhi juaj, i cili u ka mësuar juve magjitë. E, ju do ta dini – unë, në të vërtetë, do t’ju këpusë duart dhe këmbët tuaja tërthorazi dhe do t’ju var të gjithëve!
50; (Magjistarët) thanë: “S’ka gjë! – na do të kthehemi te Zoti ynë.
51; Na shpresojmë, se Zoti ynë do të na falë mëkatet tona, meqë jemi besimtarët e parë”.
52; Dhe, Na ia shpallëm Musait: “Ti ecë natën me robërit e Mi (besimtarët), por do të jeni të ndjekur (prej mohuesve)”.
53; Dhe, Faraoni dërgoi njerëz nëpër qytete, tubues (të ushtarëve):
54; (duke thënë): “Me të vërtetë, këta jën një grup i vogël, të cilët
55; na kanë pezmatuar neve,
56; por, ne – të gjithë jemi të gatshëm!”
57; Dhe, Na, i kemi dëbuar ata (Faraonin dhe shoqërinë e tij) prej kopshtijeve dhe lumenjve,
58; nga thesarët dhe nga pallatet e mrekullueshme.
59; Ja, kështu ka qenë, dhe (këtë) Na ia dhamë trashëgim bijve të Israelit.
60; Dhe, ata (populli i Faraonit), në mëngjez iu afruan atyre (Israelitëve),
61; e kur e panë njëra-tjetrën shokët e Musait thirrën: “Me të vërtetë, na zunë ushtarët e Faraonit!”
62; (Musai) tha: “Kurrsesi! Me të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai – ma tregon rrugën mua”.
63; Dhe Ne, i shpallëm Musait: “Bjeri me shkopin tënd detit!” (Ai i ra) e (deti) u nda dhe çdo pjes ëe tij u bë si kodër e madhe;
64; dhe Ne – atëherë, aty – i afruam ata të tjerët –
65; e Musain dhe të gjithë ata që ishin me të, i shpëtuam –
66; dhe pastaj, të tjerët i fundosëm.
67; Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre, nuk janë besimtarë,
68; e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
69; Dhe, tregoju atyre lajmin për Ibrahimin,
70; kur i tha babës së vet dhe popullit të vet: Çka adhuroni ju?
71; Ata u përgjegjën: “Adhurojmë idhujt, dhe përherë u jemi të prirur atyre”.
72; (Ibrahimi) tha: “A ju dëgjojnë ata juve kur t’ju luteni,
73; ose, a mund t’ju sjellin dobi apo dëm?”
74; U përgjegjën: “Jo, por i kemi gjetur të parët tanë që vepronin kështu”.
75; (Ibrahimi) tha: “E, a po vëreni ju, se ç’po adhuroni –
76; ju dhe të parët tuaj të lashtë?”
77; Me të vërtetë, ata janë armiqët e mi. E, nuk më është armik Zoti i Gjithësisë,
78; i cili më ka krijuar dhe më udhëheq në rrugë të drejtë,
79; dhe i cili më ushqen dhe furnizon me ujë,
80; e kur të sëmuhem, Ai më shëron,
81; dhe i cili do të bëjë që të vdes, e pastja do të më ringjallë,
82; dhe i cili, shpresoj se ma falë gabimin tim në Ditën e Kijametit!
83; O Zoti im, më dhuro dijeni dhe më rradhit me të mirët,
84; dhe bën që të përmendem për të mirë te gjeneratat e ardhshme,
85; dhe më bën trashëgimtar të xhennetit të dhuntive,
86; dhe falja mëkatet babës tim, sepse ai ka qenë njëri nga të humburit,
87; dhe mos më turpëro në Ditën kur do të ringjallen njerëzit,
88; në Ditën kur nuk do të bëjë dobi as pasuria as djemtë,
89; por do të bëjë (kenë) dobi (vetëm) ai që vie me zemër të pastër te Perëndia”.
90; Dhe, xhenneti do t’u afrohet besimtarëve,
91; ndërsa, xhehennemi do t’u dëftohet mohuesve,
92; dhe do t’ju thuhet atyre: “Ku janë ata që i adhuronit ju;
93; e jo Perëndinë? A mund t’u ndihmojnë aty juve, ose a mund t’i ndihmojnë edhe vetes?”
94; E do të hudhen në (zjarr) ata (hyjnitë e tyre), dhe mohuesit,
95; dhe ushtria e Iblisit, të gjithë së bashku.
96; Dhe, ata – në xhehennem grindeshin në mes vete e thonin:
97; “Pasha Perëndinë, me të vërtetë, ne kemi qenë në humbje të qartë,
98; kur juve (hyjnive) u kemi barazuar me Zotin e gjithësisë,
99; e, vetëm mëkatarët na kanë mashtruar neve,
100; e nuk kemi asnjë ndërmjetësues (te Perëndia)
101; as mik të ngushtë, –
102; sikur të ktheheshim përsëri (në jetë), e të bëhemi besimtarë!”
103; Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre, nuk janë besimtarë,
104; e Zoti yt, me të vërtetë është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
105; Populli i Nuhut, i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët.
106; Kur vëllai i tyre – Nuhu u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë?
107; Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju,
108; andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!
109; Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë,
110; andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!”
111; Ata thanë: “Vallë, a të besojmë na ty, kur ty po të pasojnë të ulëtit?”
112; (Nuhu) tha: “Unë nuk di ç’kanë punuar ata,
113; llogaria e tyre është vetëm te Zoti im, dinie ju,
114; e unë nuk do t’i dëbojë besimtarët,
115; unë jam vetëm paralajmërues i qartë”.
116; Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Nuh, me siguri, do të goditesh me gurë”.
117; (Nuhu) tha: “O Zoti im, me të vërtetë, populli im më konsideron për gënjeshtar,
118; andaj, Ti – gjyko mes meje dhe atyre, dhe më shpëto mua e besimtarët që janë me mua!”
119; Dhe, Na, e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në barkën (e ngarkuar) plotë,
120; e pastaj, të tjerët i fundosëm.
121; Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre nuk janë besimtarë,
122; e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
123; Adi i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët.
124; Kur vëllai i tyre – Hudi, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë?
125; Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju,
126; andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!
127; Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë.
128; A mos vallë në çdo kodrinë po ngritni ju godinë (përmendore), për t’u tallë (me kalimtarët),
129; dhe ngritni pallate (luksoze), thuas edo të jetoni gjithmonë,
130; e kur dënoni, dënoni si absolut?
131; Andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!
132; Dhe, druani Atij, i cili u ka dhuruar juve ato që i dini:
133; e dhuron juve baqëti (pasuri) dhe fëmijë,
134; edhe kopshtije edhe burime.
135; Unë, me të vërtetë, druaj për ju dënimin e Ditës së madhe”.
136; Ata thanë: “Për ne, është njëlloj – na këshillove ti (neve), ose nuk na këshillove.
137; Këto janë vetëm doket e popujve të lashtë,
138; e ne nuk do të jemi të dënuar”.
139; Ata – e konsideruan gënjeshtar atë (Hudin), andaj Ne i shkatërruam ata. Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre nuk janë besimtarë,
140; e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
141; Dhe Themudi i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët.
142; Kur vëllai i tyre – Salihu, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë?
143; Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju,
144; andaj, druani Perëndisë dh bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!
145; Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë.
146; Vallë, a mendoni ju – se do të lëheni këtu të sigurtë,
147; në kopshtije dhe pranë burimeve,
148; në të lashta dhe palme hurmesh, me frute të shijshme?
149; E, ju po gdhendni shtëpitë në male me mjeshtri të shkathët,
150; andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje,
151; dhe mos dëgjoni urdhërat e atyre që e teprojnë në të keqe,
152; të cilët bëjnë ngatërresa në Tokë, e nuk përmirësojnë (asgjë)”.
153; Ata thanë: “Ti je vetëm njeri – nga të magjepsurit;
154; ti je vetëm njeri – ashtu si ne, andaj na sjell një mrekulli, nëse thua të vërtetën!”
155; (Salihu) tha: “Ja, kjo është devja (dokument), – për të ka pije (uji) në ditë të caktuara; e për ju – në ditë tjetër të caktuar,
156; dhe mos i bëni kurrfarë të keqe asaj, se ju godet dënimi i Ditës së madhe!
157; Por, ata – e therrën atë, e pastaj u penduan,
158; dhe i goditi dënimi ata. Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre, nuk janë besimtarë,
159; e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
160; Populli i Lutit i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët.
161; Kur vëllai i tyre – Luti, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë?
162; Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju,
163; andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!
164; Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë.
165; Vallë, ju – pos botës tjetër, u qaseni mashkujve,
166; e i leçitni gratë tuaja, të cilat Zoti i juaj i ka krijuar për ju? Ju, me të vërtetë, jeni popull që kaloni çdo kufi të së keqes”.
167; Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Lut, me siguri do të jesh i dëbuar”.
168; (Luti) tha: “Unë, me të vërtetë, neveritem për atë që bëni ju!
169; O Zoti im, më shpëto (nga dënimi), mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!”
170; Dhe Ne – e shpëtuam atë dhe familjen e tij – të gjithë,
171; pos plakën (gruas së Lutit, e cila mbeti) me të tjerët,
172; e pastaj, të tjerët i shkatërruam
173; dhe në ta lëshuam shi (të tmerrshëm – gurësh), e sa shi i shëmtuar që është ai, për ata që janë paralajmëruar!
174; Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre nuk janë besimtarë,
175; e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
176; (Edhe) banorët e Ejketit – i konsideronin gënjeshtarë pejgamberët.
177; Kur Shuajbi, u tha atyre: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë?
178; Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju,
179; andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!
180; Për këtë unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë.
181; Plotësonie matjen dhe mos u bëni nga ata që mungojnë (në matje)
182; dhe peshoni me terezi të drejtë,
183; dhe mos ua pakësoni njerëzve gjërat e tyre, dhe mos bëni ngatërresa në Tokë,
184; dhe druani Atij, që u ka krijuar juve dhe gjeneratat e mëparshme!
185; Ata thanë: “Ti je vetëm njeri – nga të magjepsuarit,
186; edhe ti je – vetëm njeri, si ne. Na ty, me të vërtetë, të konsiderojmë gënjeshtar;
187; andaj, lëshoje mbi ne – një copë nga qielli (si dënim) nëse thua të vërtetën!
188; (Shuajbi) tha: “Zoti im, di më së miri atë që punoni ju”.
189; Dhe, ata vazhduan ta përgënjeshtrojnë atë, e i goditi ata dënimi i resë (së tmerrshme), me të vërtetë, ky ishte dënimi i një Ditës së madhe.
190; Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre nuk janë besimtarë,
191; e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
192; Dhe me të vërtetë, ai (Kur’ani), është Shpallja e Zotit të gjithësisë,
193; atë e ka sjellë Shpirti i besueshëm (Xhebraili)
194; në zemrën tënde që të bëhesh nga ata që paralajmërojnë,
195; në gjuhën e qartë arabe.
196; Dhe, me të vërtetë, ai (Kur’ani) është përmend në librat e (pejgamberëve) të mëparshëm, –
197; vallë, a nuk ka qenë dëshmi për ta (ajo) – atë që e kanë ditur dijetarët e bijve të Israelit?
198; E, sikur t’ia shpallnim atë (Kur’anin) edhe ndonjë joarabi,
199; e t’jua lexonte ai – ata përsëri nuk do të kishin besuar.
200; Ja kështu, Na – ua kemi shpie (mohimin) në zemrat e mëkatarëve,
201; ata, nuk do të besojnë atë, përderisa të mos e shijojnë dënimin e dhembshëm,
202; e do t’ju vie (dënimi) atyre papritmas, e ata nuk do ta hetojnë (ardhjen e dënimit),
203; e do të thonë: “A do të na jepet afat?”
204; A mos vallë, ata – po e shpejtojnë dënimin Tonë!?
205; E, çka mendon ti, nëse Ne u japim atyre, që të kënaqen disa vjet,
206; e pastaj, t’i godet ata, ajo që u është premtuar (dënimi),
207; nuk do t’ju vlejë asgjë atyre, ajo, me të cilën janë kënaqur.
208; E, Ne – nuk e kemi shkatërruar asnjë vendbanim e që të mos ketë pasur paralajmërues –
209; këshillë për ta (që të kthehen në rrugën e drejtë); e Ne – nuk kemi qenë të padrejtë.
210; Atë (Kur’anin) nuk e kanë sjellë djajtë,
211; as që u përket ai – atyre, as që mundën atë,
212; ata (djajtë), me të vërtetë, janë të larguar nga të dëgjuarit (e Shpalljes).
213; Andaj, pos Perëndisë mos adhuro tjetër zot, e të bëhesh nga ata që do të dënohen!
214; Dhe, paralajmëroje farefisin tënd më të afërm,
215; dhe bënu i butë ndaj besimtarëve, që të pasojnë ty!
216; E, nëse nuk të dëgjojnë ty, thuaju: “Unë jam i pastër nga ato që punoni ju”.
217; Dhe, mbështetu në të Plotëfuqishmin dhe Mëshiruesin,
218; i cili të sheh kur ti rri në këmbë (në namaz)
219; dhe (i cili sheh) përkuljen tënde në mesin e atyre që bëjnë sexhde,
220; sepse, Ai – me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe di të gjitha.
221; A doni t’ju tregoj se kujt i vjen djalli?
222; Ata, i vijnë çdo gënjeshtari, mëkatari,
223; ata përgjojnë, – e të shumtën (e rasteve) janë gënjeshtarë.
224; E, vjershëtarët – i pasojnë të humburit.
225; Vallë, a nuk sheh ti, që ata bredhin në çdo luginë (lëshohen në gjithëfare lloj bisedash)
226; dhe që flasin atë që nuk e punojnë,
227; pos atyre (vjershëtarëve) që kanë besuar, që punojnë vepra të mira, e përmendin shumë Perëndinë e që ndihmohen – pasi u është bërë padrejtësi. E, me të vërtetë, zullumqarët – do ta dinë se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).

Pages ( 26 of 114 ): « Previous1 ... 2425 26 2728 ... 114Next »