Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 76 (Sura 76)
1; Pa dyshim ka qenë kohë e gjatë (ajo), e që njeriu nuk është përmendur (nuk ka ekzistuar).
2; Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun nga një farë e përzier (spermës); për ta provuar, dhe e bëmë atë që të dëgjojë dhe të shoh;
3; Na, ia treguam atij rrugën, e ai (do të jetë) ose mirënjohës ose jomirënjohës;
4; Na, me të vërtetë, për jobesimtarët kemi përgatitur zingjirë e pranga dhe flakë të zjarrit.
5; Sigurisht, të ndershmit besimtarë do të pinë nga kupa (në xhennet), pije të përbërë me kambor.
6; Nga burimi që vetëm adhuruesit e Perëndisë pinë, dhe të cilin mund ta çojnë (bartin) kah të duan;
7; ata (njerëz) që e zbatojnë premtimin dhe i druajnë Ditës, tmerri i së cilës përhapet gjithëkah,
8; dhe i ushqejnë të varfërit, bonjakët dhe të zënët robë (në luftë), madje edhe pse janë vetë nevojtarë për te (ushqim).
9; (Thonë ata): “Na, ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Na – për këtë, nuk duam shpërblim as falenderim!
10; Na i druajmë Zotit tonë atë Ditë kur fytyrat janë të vrenjtura dhe të ashpra”.
11; Perëndia i ruan ata nga tmerret e asaj Dite; Ai atyre u jep shkëlqim (në fytyrat e tyre) dhe gëzim,
12; dhe, për durimin e tyre (në të drejtë), Ai i shpërblen ata me xhennet dhe (petka) të mëndafshta:
13; (ata) të mbështetur në kanape, nuk do ta ndjejnë as vapën (e Diellit) dhe as të ftohtit (e dimërit),
14; dhe do t’u jetë afër tyre hija e pemëve, frutet e të cilave do të mund t’i shfrytëzojnë (kapin) lehtë.
15; Do të shërbehen ata nga enët e argjendta dhe kupat (si shtamba) e tejdukshme,
16; të tejdukshme, nga argjendi, madhësinë e të cilave (do ta zgjedhin) sipas dëshirës.
17; Në të (xhennet) do të pinë shishe pijesh të përziera me Zenxhebil
18; nga burimi i xhennetit, (pija) e quajtur Selsebil.
19; Atyre do t’u shërbejnë djelmoshat (shërbyesit) përherë të rinj, – që, kur t’i shikosh, duken se janë margaritarë të shpërndarë.
20; Dhe, kahdo të shikosh (në xhennet), do të shohësh komoditet e begati të gjerë.
21; Ata do të janë të veshur me petka të holla mëndafshi të gjelbërt, dhe nga mëndafsi i trashë, të stolisur me bylyzykë të argjendtë, dhe do t’u jap Zoti i tyre të pinë pije të pastërta (të mrekullueshme).
22; (Ju thuhet atyre): “Ky është shpërblimi juaj; përpjekja juaj (në vepra të mira) është e falenderuar.
23; Me të vërtetë, Na ta kemi shpallur Kur’anin ty në intervale (kohë pas kohe),
24; Duro (prite) vendimin e Zotit tënd, e mos dëgjo as mëkatarët, as jobesimtarët!
25; Dhe, përmende emrin e Zotit tënd në mëngjes dhe në mbrëmje,
26; dhe, në një pjesë të natës kryej detyrat (falu) për Zotin, dhe falenderoje Atë natën, gjatë!
27; E, me të vërtetë, këta (jobesimtarët) e duan jetën e këtushme, e nuk e përfillin Ditën e vështirë (Kijametin) që do t’u vie.
28; Na i kemi krijuar ata dhe Na ua kemi dhënë forcën (e trupit të tyre).
29; Kjo, me të vërtetë, është këshillë, e kush të dojë, ndjekë rrugën që shpie te Zoti i tij, –
30; por ju nuk mund të duani, përveç nëse don Perëndia – se, Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm,
31; atë që don Ai, e shpie në mëshirën e Vet, e jobesimtarëve u ka përgatitur vuajtje të rënda.

Pages ( 76 of 114 ): « Previous1 ... 7475 76 7778 ... 114Next »