Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 44 (Sura 44)
1; Hâ, Mîm.
2; Pasha Librin e qartë!
3; Na, me të vërtetë, e kemi shpallur (Kur’anin) në natë të shenjtë, dhe Ne, me të vërtetë, jemi paralajmërues.
4; Në atë (natë) zgjidhet çdo punë e gjykueshme (e paluhatshme),
5; me urdhërin Tonë! Na, me të vërtetë, kemi dërguar pejgamberë,
6; mëshirë prej Zotit tënd, – me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha,
7; Zotit të qiejve dhe të Tokës dhe çka gjendet në mes tyre, nëse besoni me këmbëngulje.
8; S’ka zot tjetër pos Atij. Jeta dhe vdekja janë vepër e Tij. Ai është Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj të lashtë!
9; Por, at dyshojnë dhe argëtohen,
10; andaj ti prite atë (ditë), kur nga qielli do të lëshohet tym i qartë,
11; që do t’i mbulojë njerëzit, (e u thuhet atyre): “Ky është dënimi i dhembshëm!”
12; (mohuesit) atëherë, do të thonë: “O Zoti ynë, lirona prej dënimit, na, me siguri do të besojmë!
13; E, prej nga ata do të marrin këshilla, e madje u pat ardhur atyre Pejgamberi (me argumente) të qarta?
14; E u shmangën prej tij dhe thanë: “(Ai është) i mësuar (prej tjetërkujt) – i çmendur (prej xhindëve)”.
15; Na, do t’i lirojmë ata nga dënimi pak (kohë), por ju, me siguri, do të ktheheni (në mohim)”.
16; (Kujtoju) ditën kur do t’i kapim ata, me një fuqi të madhe – Na, me të vërtetë, do t’i dënojmë.
17; Me të vërtetë, Na qysh më parë e kemi vënë në sprovë popullin e Faraonit, e atyre u pat ardhur pejgamberi fisnik.
18; (Duke u thënë): “Plotësoni ndaj meje atë që jeni të obliguar, o robërit e Perëndisë, sepse, unë jam për ju pejgamber i besuar;
19; dhe mos u madhëroni (mos u ngritni) mbi Perëndinë; unë, me të vërtetë, po ju sjell (prej Tij) dokument të qartë,
20; dhe unë mbështetem në Zotin tim dhe Zotin tuaj (për të më mbrojtur), që të mos më mbytni me gurë,
21; e, nëse nuk më besoni, atëherë (bile) largohuni prej meje!
22; (Nuk dëgjuan ata) dhe ai e thirri Zotin e tij: “Me të vërtetë, ky është popull mëkatarë!”
23; (Perëndia, atij i tha): “Ec me robërit e Mi natën, meqë do t’ju ndjekin,
24; dhe lëre ti detin e hapur, se ata, me të vërtetë, do të janë ushtri e fundosur”.
25; E, sa e sa kopshtije e burime i lanë ata,
26; ara të mbjella dhe pallate të mrekullueshme,
27; dhuntitë, në të cilat kënaqeshin,
28; (ajo ka qenë) kështu, dhe Ne u kemi dhënë trashëgim ato (dhuntitë e tyre) popullit tjetër –
29; Nuk i vajtoi ata as qielli as Toka, nuk u lanë ata (për t’u dënuar në një kohë tjetër),
30; e Na, me të vërtetë, i shpëtuam bijtë e Israelit nga dënimi poshtërues,
31; prej Faraonit, – ai ishte mendjemadh, njeri që për keq kalonte çdo kufi –
32; dhe, në të vërtetë, i kemi zgjedhur ata, duke i ditur (rrethanat e tyre) mbi popujt tjerë (të asaj kohe),
33; dhe u kemi dhënë argumente, në të cilat ka sprova të qarta.
34; E, këta (Kurejshit), në të vërtetë, thonin:
35; “Ekziston vetëm vdekja jonë e parë, na nuk do të ringjallemi (më);
36; na i sjellni pra (ringjallna) të parët tanë, nëse e thoni të vërtetën!”
37; A janë këta më të mirë apo populli i Tubbas, apo ata para tyre (Tubbas)? – Ata, Na i kemi shkatërruar, meqë, me të vërtetë, ishin popull mëkatarë.
38; Na, nuk i kemi krijuar qiejt dhe Tokën, as atë që gjendet në mes tyre, për t’u zbavitur (pa qëllim),
39; Na i kemi krijur ato me qëllim të plotë, por shumica e tyre nuk e dinë.
40; Me të vërtetë, Dita e dallimit (të së mirës nga e keqja), është e caktuar për të gjithë,
41; Dita kur i afërmi nuk mund t’i ndihmojë asgjë të afërmit, as që atyre do t’u ndihmojë kush,
42; pos ata që i ka mëshiruar Perëndia, sepse Ai, në të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
43; Me të vërtetë, druri i Zekkumit (një lloj druri tepër i idhët)
44; do të jetë ushqim i mëkatarit,
45; në barkun e tyre vëlon sikur xehja e shkrirë,
46; ashtu si vëlon uji i nxehtë.
47; (engjëjve u thuhet): “Rrëmbejeni atë dhe shpieni në mes të xhehennemit,
48; e, pastaj, për dënim, hedhni mbi kokën e tyre ujë të vluar!”
49; (I thuhet atij): “Shijoje, (dënimin), meqë ti je, “i fuqishëm” dhe “fisnik” (me hamendjen tënde),
50; kjo është, me të vërtetë, ajo në të cilën keni dyshuar ju!”
51; E, ata që i druajnë Perëndisë, me të vërtetë, do të jenë në vend të sigurt,
52; në mes kopshtijeve dhe burimeve,
53; të veshur me petka (rroba) mëndafshi të hollë dhe të trashë, duke ndejtur të ulur njëri karshi tjetrit.
54; Kështu (do të jenë të shpërblyer), dhe Ne do t’i martojmë ata me hyri, sy bukur.
55; Aty do të kërkojnë çfarë pemësh dëshirojnë, e do të kënaqen (duke qenë të sigurt);
56; në to (xhennete), nuk do ta shijojnë vdekjen, pos vdekjes së parë (në këtë botë) dhe i ruan (Perëndia) prej dënimit të xhehennemit,
57; kjo do të jetë dhutni prej Zotit tënd. Ky, me të vërtetë, do të jetë sukses i madh!
58; Na, i kemi bërë të lehtë atë (Kur’anin për ta kuptuar) në gjuhën tënde, për t’u këshilluar ata,
59; andaj prit ti (të shohësh çka do të bëhet me ta), por edhe ata presin (çka do të bëhet me ty)!

Pages ( 44 of 114 ): « Previous1 ... 4243 44 4546 ... 114Next »