Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 74 (Sura 74)
1; O ti, i mbuluar (Muhammed)!
2; Çou dhe lajmëroi!
3; Dhe Zotin tënd madhëroje!
4; Dhe petkat tuaja pastroji!
5; Dhe largoju (veprave) të këqia!
6; Dhe mos ndajë me qëllim që të marrësh më shumë!
7; Dhe për hir të Zotit tënd, duro
8; e, kur të fryhet në buri –
9; do të jetë ato ditë e rëndë,
10; për jobesimtarët nuk do të jetë e lehtë.
11; Lemëni Mua dhe atë që e kam krijuar Unë, vet,
12; dhe i kam dhënë pasuri kolosale,
13; dhe djemtë që i ka të pranishëm,
14; dhe nderë e prestigj i kam dhuruar
15; dhe përpos kësaj – dëshiron, që Unë t’ia zmadhojë (të mirat)!
16; Jo, kurrsesi! Me të vërtetë, ai është mohues kryeneç i ajeteve Tona;
17; e Unë do ta ngarkojë atë me dënime të rënda,
18; sepse, ka paramenduar dhe ka kurdisur (kundër Kur’anit), –
19; dhe, qoftë mallkuar, si e ka kurdisur!
20; dhe sërish – edhe njëherë, qoftë mallkuar, si e ka kurdisur! –
21; Pastaj ka shikuar
22; e, u vrejt dhe iu mrrol (fytyra)
23; dhe u kthye (nga mendimi i drejtë) dhe u kapardis,
24; dhe tha: “Ky (Kur’ani) nuk është gjë tjetër, përpos magji trashëguese,
25; këto janë vetëm fjalë njeriu!”
26; Do ta hudhi (dënojë) në Sekar (Skëterrë) –
27; e kush të shpjegon ty se çka është Sekari?
28; Ai nuk lë gjë dhe i përfshinë të gjithë (i djegë)
29; lëkurat iu bënë të zeza (nga të djegurit)
30; mbikëqyrës të tij (Skëterrës) janë nëntëmbëdhjetë (engjëj). –
31; Na, kemi bërë rojtarë të zjarrit (engjëj) dhe kemi caktuar numrin e tyre, vetëm për t’i provuar jobesimtarët; për ‘tu bindur njerëzit, të cilëve, u është dhënë Libri, që t’u shtohet (forcohet) besimi atyre që besojnë, e mos të dyshojnë, ata, të cilëve u është dhënë Libri, – dhe për të thënë ata që janë zemërkëqinj (hipokrit) dhe jobesimtarë: “Ç’ka dashur Zoti (të tregojë) me këtë shembull?” Kështu, Perëndia i lë në hutim (dhe në humbje) ata që do, dhe në rrugë të drejtë e udhëzon atë që don. Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd. Kjo është vetëm këshillë për njerëzit.
32; Kurrsesi! Betohem në Hënën
33; dhe në natën që largohet,
34; e mëngjesin që zbardhëllon, –
35; ajo (skëterra), me të vërtetë, është njëra nga fatkeqësitë më të mëdha,
36; kjo është si këshillim –
37; për ata nga ju që dëshirojnë të bëjnë mirë ose të abstenojnë (në këtë)!
38; Çdo njeri është peng (përgjegjës) për veprat e veta,
39; përveç fatlumëve;
40; të cilët në kopshtijet e xhenneti i pyesin fajtorët:
41; –
42; “Çka u ka sjellë juve në Sekar (Skëterrë)?”
43; Ata do të përgjigjen: “Nuk kemi qenë nga ata që kanë bërë namaz
44; dhe prej atyre që i kanë ushqyer të varfërit
45; dhe jemi lëshuar në biseda të kota me djerraditësit (badihavxhinjtë),
46; dhe kemi përgënjeshtruar Ditën e Kijametit,
47; përderisa nuk na erdhi vdekja”.
48; Kurrfarë ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve nuk do t’u ndihmojë atyre.
49; E, përse shmangën ata nga këshillimi,
50; thua se janë gomarë të egër,
51; të frikësuar, që kanë ikur prej luanit.
52; Po! Çdonjëri nga ata do të kërkojë që t’i jepet rregjistri i qartë (nga Zoti).
53; Kurrsesi, pasi që ata nuk i frikohen Ditës së Kijametit!
54; Ai (Kur’ani), në të vërtetë, është këshillë,
55; dhe kush të dojë, le ta pranojë,
56; e këshillohen vetëm ata që do Perëndia; Ai është i vetmi të cilit duhet t’i druajmë dhe Ai është i vetmi falës.

Pages ( 74 of 114 ): « Previous1 ... 7273 74 7576 ... 114Next »