Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 53 (Sura 53)
1; Pasha yllin kur perëndon,
2; shoku juaj (Muhammedi) as nuk e ka humbë as nuk e ka shmangë rrugën e drejtë!
3; Ai nuk flet sipas qejfit të vet –
4; Ajo (që flet ai) është vetëm Shpallja, që i ka ardhur atij,
5; e mësoi atë një (engjëll) me fuqi të madhe,
6; me inteligjencë të lartë, e u paraqit (në formën e vet),
7; duek qenë në sferat e larta (qiellore),
8; pastaj u afrua, e u lëshua, –
9; afër (sa) dy harqe ose edhe më afër,
10; e ia shpalli robit të Tij (Pejgamberit) atë që ia shpalli.
11; Zemra e tij nuk e përgënjeshtroi atë që e pa,
12; vallë, a po polemizoni me te për atë që e ka parë?
13; Ai (Muhammedi), me të vërtetë, e ka parë atë (Xhebrailin) edhe një herë tjetër,
14; te Sidretul muntehaja,
15; tek ajo (Sidrea) është xhenneti – strehim,
16; kur Sidrën e mbuloi ajo që e mbulonte, (një mbulesë e madhe),
17; shikimi i tij (Muhammedit) nuku shmang, as që e kaloi (kufirin e caktuar).
18; Ai, me të vërtetë, i pa argumentet më madhështore të Zotit të tij.
19; A e keni pa Latin dhe Uzzan (si janë)?
20; Dhe Menatin, të tretin, të mbramin (sipas shkallës)? –
21; Vallë, a për ju janë djemtë, e për Ate (Perëndinë) vajzat?!
22; Kjo ndarje është e padrejtë. –
23; Ata (idhujt) janë vetëm emra që ua keni ngjitur ju dhe të parët tuaj, e Perëndia nuk ju ka dërguar për ta – kurrfarë argumenti. Ata ndjekin vetëm dyshimin dhe atë që janë të prirur; e, me të vërtetë, atyre u ka ardhur prej Zotit të tyre udhëzimi në rrugën e drejtë.
24; Ose, a për njeriun janë (të gjitha) çka dëshiron,
25; vetëm Perëndisë i përkasin (të gjitha), ajo dhe kjo botë!
26; E, sa engjëj ka në qiej – ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën dobi asgjë, përveç pasi të japë leje Perëndia, për kë të dojë Ai dhe kush është i denjë për te.
27; Me të vërtetë, ata që nuk besojnë në jetën tjetër, i emërojnë engjëjt me emra femërorë (i konsiderojnë femra)
28; e, për këtë, ata nuk kanë kurrfarë dijenie, ndjekin vetëm hamendjen (supozimin), e hamendja nuk sjell dobi asgjë për të vërtetën.
29; Andaj, ti (o Muhammed) largohu prej atij që i ikën Kur’anit dhe që dëshiron vetëm jetën e kësaj bote, –
30; kjo është arritja e tyre në dijeni, me të vërtetë, Zoti yt i njeh më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij, dhe Ai i di më së miri ata që ndjekin rrugën e drejtë.
31; Perëndisë i përkasin të gjitha (çka ka) në qiej dhe në Tokë – e, sipas asaj që kanë punuar, për t’i dënuar ata që bëjnë keq, e për t’i shpërblyer ata që bëjnë mirë me shpërblim shumë të mirë, të madh,
32; ata që ruhen prej mëkateve të mëdha dhe veprave të këqia (imorale), pos mëkateve të vogla. Me të vërtetë, Zoti yt është i gjerë (i pakufishëm) në falje. Ai, më së miri di për ju, qysh se u ka krijur prej dheut dhe qysh se keni qenë embion në barkun e nënave tuaja; andaj, mos u lavdëroni me pafajshmërinë tuaj – Ai e njeh mirë atë që ruhet nga mëkatet.
33; A e ke parë ti atë që është shmangur (nga e vërteta),
34; pak ka dhënë, e pastaj e pengoi tjetrën,
35; a i di ai gjërat sekrete, dhe a i sheh ato?
36; Vallë, a nuk është i lajmëruar ai – për atë që gjendet në fletët e Musait (në Teurat)
37; dhe të Ibrahimit: – “i cili i plotësoi (obligimet) –
38; që askush nuk do t’i bartë mëkatet e personit tjetër,
39; dhe që njeriu do të ketë vetëm atë që është marrë me te (punuar atë)
40; dhe që përpjekjet e tij do të shihen së shpejti, padyshim
41; (dhe se) do të shpërblehet me shpërblim të plotë,
42; dhe, se, te Zoti yt do të jetë kthimi,
43; Ai jep gazin dhe vajin (gëzimin dhe hidhërimin),
44; Ai jep vdekjen dhe gjallesën,
45; Ai krijon çiftet, mashkull e femër,
46; prej pikës së farës (spermës) kur të hedhet (injektohet),
47; dhe, me të vërtetë, tek Ai është krijimi i dytë (rindjallja),
48; dhe Ai jep pasuri dhe kënaqësi të mjaftueshme,
49; dhe Ai është Zot’i Siriusit,
50; dhe Ai e ka shkatërruar popullin e lashtë të Adit,
51; dhe Themudin, dhe s’ka lënë askë prej tyre,
52; e madje, para tyre – popullin e Nuhut, i cili ka qenë (edhe) më zullumqarë dhe i zhytur edhe më shumë (në të këqia),
53; dhe Ai i përmbysi vendbanimet (e popullit të Lutit),
54; dhe i mbuloi ata çka i mbuloi (goditje e madhe),
55; e, në çfarë dhuntie të Zotit tënd dyshon ti (polemizon)?
56; Ky paralajmërues (pejgamber) është si ata të mëparshmit.
57; U afrua ajo që është afër (Dita e Kijametit),
58; nuk mund ta zbulojë (atë) askush, pos Perëndisë!
59; E, vallë prej këtyre fjalëve (Kur’anit) po çuditeni,
60; dhe po qeshni, e nuk po qani? –
61; e, adje, jeni edhe të pakujdesshëm!
62; Bëni sexhde për Perëndinë dhe adhuronie (Ate)!

Pages ( 53 of 114 ): « Previous1 ... 5152 53 5455 ... 114Next »