Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 101 (Sura 101)
1; Goditja e tmerrshme (Kijameti)!
2; Ç’është Goditja e tmerrshme!
3; Kush të tregon ty për Goditjen e tmerrshme?
4; Njerëzit, atë Ditë do të jenë të shpërndarë si fluturat,
5; kurse malet – si leshi i shprishur.
6; Atij (njeriut), veprat e mira të të cilit rëndojnë në peshojë
7; ai do të jetë në jetën e kënaqur (në jetën e përhershme),
8; e atij (njeriu), veprat e mira të të cilit nuk rëndojnë në peshojë,
9; strehimi i tij do të jetë gremina e Skëterrës.
10; E, kush të tregon ty se ç’është gremina e Skëterrës?
11; (Ajo është) zjarr i vrullshëm.

Pages ( 101 of 114 ): « Previous1 ... 99100 101 102103 ... 114Next »