Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 100 (Sura 100)
1; Betohem në atë (kuajt) që vrapojnë duke dihatur,
2; e që qesin xixa nga thundrat e tyre,
3; dhe sulmojnë (armikun) në mëngjes,
4; dhe n’atë rast çojn pluhur,
5; të cilët futen në radhët e armikut, –
6; me të vërtetë, njeriu është jomirënjohës ndaj Zotit të vet,
7; dhe ai, me të vërtetë, për këtë, është i vetëdijshëm,
8; dhe, ai është lakmues i madh i pasurisë.
9; E, vallë, a nuk e di ai (njeriu), kur do të përzihen (ringjallen) ata që gjenden në varreza
10; dhe kur të dali në shesh ajo që është në zemra (e mira dhe e keqja),
11; Zoti i tyre, me siguri, atë Ditë do të dijë çdo gjë për ta.

Pages ( 100 of 114 ): « Previous1 ... 9899 100 101102 ... 114Next »