Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 1 (Sura 1)
1; Me emër të Allahut, Mëshirues dhe Përdëllimtar i Madh.
2; Çdo lavdërim i përket Allahut (Perëndisë), Zotit të Gjithësisë
3; Mëshirues dhe Përdëllimtar i Madh.
4; Sunduesit të ditës së gjukimit.
5; Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë!
6; Udhëzona në rrugë të drejtë.
7; Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi. E jo në (rrugën) e atyre që kanë shkaktuar pezmin (Tënd), as në rrugën e atyre që janë të humbur!

Pages ( 1 of 114 ): 1 23 ... 114Next »