Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 84 (Sura 84)
1; Kur qiellit të shkyet,
2; dhe të dëgjojë me përvujtni Zotin e vet – siç i përket
3; dhe kur Toka do të shtrihet (me shafitjen) e maleve
4; dhe ta hedhë gjithë atë që ka brenda e të zbrazët
5; dhe të dëgjojë me përvujtni Zotin e vet – siç i përket –
6; ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt:
7; atij që do t’i jepet libri i tij në dorën e tij të djathtë
8; lehtë do të japi llogari,
9; dhe do të kthehet i gëzueshëm te të afërmit e tij;
10; e, atij që do t’i jepet libri i tij pas shpinës,
11; e thërret shkatërrimi
12; dhe në zjarr do të digjet,
13; sepse, (në jetë) ka qenë i gëzueshëm në familjen e tij,
14; dhe ka menduar se kurrë nuk do të kthehet (ringjallet për të dhënë llogari).
15; Po, po, do të kthehet te Zoti i tij, me të vërtetë, Ai i sheh të gjitha punët e tij!
16; Dhe, betohem në kuqërrimin e mbrëmjes,
17; dhe natën, dhe në atë që paklon ajo me errësirën e saj,
18; dhe hënën e plotë, –
19; ju, me siguri, do të gjendeni në rrethana të vështira dhe më të vështira!
20; E, çka kanë ata, që nuk duan të besojnë,
21; e, përse kur t’u lexohet Kur’ani, nuk përulen (nuk bëjnë sexhde)!
22; E, madje, jobesimtarët, e përgënjeshtrojnë atë (Kur’anin),
23; e Perëndia, me të vërtetë, di çka fshehin ata (në zemrat e tyre),
24; prandaj, sihariqoi ata me dënim të dhembshëm!
25; Por, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, do të shpërblehen pandërprerë.

Pages ( 84 of 114 ): « Previous1 ... 8283 84 8586 ... 114Next »