Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 78 (Sura 78)
1; Për çka pyesin ata njëri-tjetrin? –
2; Për lajmin e madh,
3; për të cilin ata kanë mendime të ndryshme.
4; Jo, jo, ata, me siguri, do ta dinë!
5; E pastaj, sërish, me të vërtetë, do ta dinë!
6; A nuk u kemi bërë ne Tokën shtrat?
7; E malet shtyll?
8; Ne ju kemi krijuar dy lloje (mashkull e femër),
9; dhe gjumin tuaj ua kemi bërë çlodhje,
10; kure natën ua kemi bërë mbulesë,
11; dhe ditën e kemi caktuar për jetesë (ekonomizim),
12; dhe mbi ju kemi ndërtuar shtratë qiej të fortë.
13; Dhe kemi krijur kandil (diell) të shëndritshëm!
14; Ne, nga retë, u leshojmë ujëra të mëdha (shira)
15; për rritjen e drithërave dhe bimëve,
16; dhe kopshteve të dendura.,
17; Me të vërtetë, Dita e sqarimit, është caktuar,
18; Dita kur do të fryhet në buri (Sur), e do të vini ju, grupe-grupe,
19; dhe qielli do të hapet dhe do të bëhet dyer,
20; dhe malet lëvizin e bëhen si hije e ajrit (fatamorganë).
21; Me të vërtetë, Skëterra do të bëhet pusi,
22; për të këqinjtë vendbanim, –
23; që aty të mbeten përgjithmonë:
24; në të, nuk do të shijojnë as freskim, as pije,
25; përpos ujit të vluar dhe qelbësirave,
26; (si) shpërblim gjegjës (i veprave të tyre).
27; Ata, me të vërtetë, nuk kanë menduar në dhënie të llogarisë,
28; dhe argumentet Tona i kanë mohuar krejtësisht,
29; por Ne, çdo gjë e kemi numërura dhe shënuar.
30; “Andaj, shijoni, Ne do t’ju shtojmë vetëm dënimin”.
31; E, me të vërtetë, për ata që i kanë druajtur Perëndisë, u janë përgatitur vende kënaqësie:
32; kopshte dhe vreshta,
33; dhe vajza të reja, të njëjtës moshë,
34; dhe kupa të plota.
35; Nuk do të dëgjojnë atje (në xhennet) biseda të kota as gënjeshtra,
36; (ky është) shpërblimi i Zotit tënd, i dhënë sipas llogarisë (së veprave të tyre),
37; Zotit të qiejve dhe të Tokës, dhe çka gjendet në mes tyre, Mëshiruesi, të cilit askush nuk do të mund t’i bëzejë (flas),
38; në Ditën kur Xhebraili dhe engjëjt do të jenë të rreshtuar, e nuk do të flas askush, përpos atij që do t’i lejojë Mëshiruesi, e që do të thonë të vërtetën.
39; Ajo është Ditë e pashmangshme, e kush të dojë, do ta marr strehimin te Zoti i vet.
40; Me të vërtetë, Ne u kemi paralajmëruar se është i afërt dënimi, në Ditën kur njeriu do t’i shohë veprat e tija, dhe, kur jobesimtari, do të thotë: “Ah, të isha dhé!”

Pages ( 78 of 114 ): « Previous1 ... 7677 78 7980 ... 114Next »