Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 90 (Sura 90)
1; Betohem në këtë qytet,
2; pasi në të, ti je i lirë (o Muhammed), –
3; dhe (betohem) në ata që kanë lindur dhe lindën,
4; Na, e krijuam njeriun që të luftojë në vështirësi (për të dy jetërat).
5; A mendon ai se askush nuk mund t’i bëjë gjë?
6; Ai thotë: “Kam shpenzuar pasuri të pamasë!”
7; Vallë, a mendon ai, se, nuk e ka parë askush?
8; A nuk ia kemi dhënë dy sytë,
9; edhe gjuhën edhe dy buzët,
10; dhe të mirën e të keqen ia kemi shpjeguar?
11; E, përse nuk është përpjekur të kapërcejë vështirësitë?
12; E kush mund të shpjegojë ç’është vështirësia (për të punuar vepra të mira)?
13; me liruar skllavin (nga skllavëria),
14; ose me ushqyer, kur bredh uria (të urët)
15; bonjakun e afërm
16; ose të varfërin e mjerë,
17; e pos këtyre, të jetë nga ata që besojnë, të cilët njëri-tjetri i japin kurajo për durim dhe kurajo për mëshirë;
18; ët gjithë këta, do të jenë të lumtur!
19; E, ata që nuk besojnë në argumentet Tona, ata do të jenë fatzinj,
20; ata do të jenë në zjarrin e mbyllur.

Pages ( 90 of 114 ): « Previous1 ... 8889 90 9192 ... 114Next »