Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 93 (Sura 93)
1; Betohem në mëngjesin,
2; dhe natën kur terrohet e qetësohet –
3; Zoti yt, nuk të ka braktisur e as nuk të ka urrejtur!
4; Me të vërtetë, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë,
5; e, me të vërtetë, Zoti yt do të japi ty, e ti do të jesh i kënaqur.
6; A nuk ishe ti bonja, e Ai të mori në strehim,
7; dhe të gjeti të humbur (të paudhëzuar), e të udhëzoi me Shpalljen e Kur’anit,
8; dhe ishe i varfër e të bëri të pasur?
9; Mos e nënçmo bonjakun
10; e lypsin mos e refuzo me ashpërsi,
11; dhe dhuntitë e Zotit tënd, shprehi!

Pages ( 93 of 114 ): « Previous1 ... 9192 93 9495 ... 114Next »