Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 75 (Sura 75)
1; Betohem në Ditën e Kijametit
2; dhe betohem në shpirtin e atij që e qorton vetveten.
3; A mendon njeriu që nuk do të mund t’ia mbledhim eshtrat e tij?
4; Po si jo, Ne mundemi me ia bë majet e gishtave ashtu si i ka pasur.
5; Por, njeriu dëshiron të gabojë përderisa të jetë gjallë,
6; e pyet: “Kur do të jetë Dita e Kijametit?”
7; Kur syri (shikimi) të shqetësohet nga frika
8; dhe të zihet Hëna,
9; dhe Dielli e Hëna të bashkohen,
10; atë ditë njeriu, thërret: “Ku të ikim?”
11; Askund! S’ka strehim.
12; Atë ditë, strehimi është te Zoti yt,
13; atë ditë, njeriu informohet për veprat që i ka punuar, si dhe për ato që i ka lëshuar,
14; njeriu vetë do të dëshmojë kundër vetvetes,
15; madje – edhe në qoftë se i paraqet arsyetimet e veta, (ato nuk pranohen).
16; Mos nxito në të lexuarit e Kur’anit me gjunë tënde,
17; Ne, do t’i tubojmë pjesët e tij (Kur’ani), për ta lexuar atë (si është).
18; E, kur ta lexojë Xhebraili atë (Kur’anin), përcille ti leximin e tij,
19; e pastaj, Ne do ta shpjegojmë.
20; Po, me të vërtetë! Ju e doni këtë jetë,
21; kurse, për jetën tjetër nuk keni kujdes.
22; Atë ditë – disa fytyra do të shkëlqejnë,
23; në Zotin e tyre do të shikojnë;
24; atë ditë – disa fytyra janë të mrrolura,
25; e dinë që do t’i gjejë fatkeqësi e madhe.
26; E, shiko! Kur të vijë shpirti në fyt,
27; dhe thërret: “A ka shërues?”
28; dhe ai do të bindet se ai është çasti i ndarjes
29; dhe këmba me këmbën lidhen,
30; atë ditë do të sillet të Zoti yt:
31; “Ai nuk ka besuar dhe nuk është lutur (falë namaz),
32; por ka mohuar dhe është shmangë,
33; e pastaj ka shkuar te të afërmit (familja) e tij, duke u krenuar”.
34; Mjer për ty! Mjer për ty!
35; E, përsëri: Mjer për ty! Mjer për ty!
36; Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa obligime (pa përgjegjësi)?
37; A s’ka qenë njeriu së pari pikë fare (sperme) që hudhet lehtë,
38; pastaj u bë gjak i doçkuar, nga i cili, Ai (Perëndia), e ka krijuar dhe e ka formur të plotë.
39; Dhe, prej tij i bëri çiftet: mashkullin e femrën,
40; e, vallë, Ai krijuesi, a nuk ka fuqi edhe t’i ngjallë të vdekurit?”

Pages ( 75 of 114 ): « Previous1 ... 7374 75 7677 ... 114Next »