Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 68 (Sura 68)
1; Nûn. Pasha pendën dhe në atë që shkruajnë ata,
2; ti, me dhuntinë e Zotit tënd, nuk je i marrë;
3; ti, me të vërtetë, do të jesh përherë i shpërblyer
4; dhe, me të vërtetë, ti je me virtyte të mëdha
5; dhe, ti do të shohësh, por edhe ata (jobesimtarët) do të shohin,
6; kush nga ju është i marrë.
7; Zoti yt e di më së miri për atë që e ka devijuar rrugën e tij dhe Ai i di mirë ata që janë në rrugën e drejtë.
8; Andaj, mos ju përul ti atyre që përgënjeshtrojnë.
9; Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, e të bëjnë (lëshime) edhe ata,
10; dhe mos ju përul ti atyre që betohen (rrejshëm), e që janë të poshtër,
11; lajkatarit dhe atë që transmeton fjalët për të keq;
12; penguesin e të mirav,e kundërvajtësin e mëkatarin e madh;
13; të ashpërit dhe pos kësaj edhe kopil, –
14; (mos ju përul ti) për shkak se është i pasur dhe ka shumë djemë,
15; i cili kur t’i lexohen ajetet Tona (Kur’ani), thotë: “Këto janë vetëm përralla të (popujve të) lashtë!”
16; Na (së shpejti), do t’ia damkosim hundën atij!
17; Na, do t’i provojmë ata (jobesimtaët), sikundër që i kemi provuar pronarët e kopshtit, të cilët ishin betuar se në mëngjes do t’i marrin frutet;
18; e nuk patën thënë: “Nëse do Zoti!”
19; Dhe, e goditi atë (kopshtin) një fatkeqësi nga Zoti yt, derisa ata flinin
20; dhe ai (kopshti) gëdhiu i shkretëruar.
21; Kurse, në agim, ata, e thirrën njëri-tjetrin:
22; “Nxitoni herët në kopshtin tuaj, nëe doni t’i tuboni frutet!”
23; Dhe at au nisën duke biseduar qetësisht:
24; “Mos të lejojmë që të paraqitet asnjë i vobektë në kopshtin tonë!”
25; Dhe, ata u nisën herët, të bindur se do të mund t’i pengojnë ata (të vobektit),
26; e kur e panë (kopshtin e shkretëruar), ata thanë: “Na, me të vërtetë, qenkemi të humbur;
27; por, jo, jo, – krejt paskemi mbaruar!”
28; Njëri më i arsyeshëm, prej tyre tha: “A nuk ju thashë unë se duhet ta kujtoni Perëndinë!”
29; “Lavdëruar qoftë Zoti ynë!” – thanë. Na, me të vërtetë, paskemi qentë të padrejtë!”
30; Dhe, atëherë filluan ta qortojnë njëri-tjetrin.
31; “Sa keq për ne!” thanë ata – ne, me të vërtetë, paskemi qenë të egërsuar;
32; Zoti ynë mund të na japë edhe më të mirë se këtë; me të vërtetë, ne mbështetemi te Zoti ynë!”
33; I tillë ka qenë dënimi, e dënimi në jetën tjetër është më i madh, nëse e dinë!
34; Për ata që i druajnë Perëndisë, te Perëndia do të ketë kopshte të dhuntisë, –
35; Vallë, a do t’i barazojmë muslimanët me njerëzit e këqinj?! –
36; Çka keni ju, si gjykoni ju?!
37; A keni ju ndonjë libër, në të cilin lexoni
38; se do të keni atë që e zgjedhni ju?
39; Apo, a ka për ju betime të mëdha, që do të vlejnë deri në Ditën e Kijametit, e që do ta keni atë çka e keni caktuar.
40; Pyeti ata – kush është garantues për këtë.
41; Ose, a kanë ata bashkëpunëtorë në këtë. E, le t’i sjellin ata bashkëpunëtorët e tyre, nëse flasin të vërtetën.
42; (Kujtoju) Ditën e vështirë, kur zbulohen të gjitha dhe ata ftohen (thirrën) që të përulen në tokë (në sexhde), e nuk munden (nuk do të kenë fuqi),
43; (ata do të jenë) me sy ulur dhe krejtësisht të poshtëruar, – e, me të vërtetë, kanë qenë të ftuar në përulje (sexhde), derisa qenë gjallë dhe shëndoshë.
44; Prandaj, më lë ti Mua, (Unë) do t’i dënoj ata që e mohojnë këtë Thënie (Kur’anin), Ne ata gradualisht do t’i mashtrojmë (për dënim) në mënyrë të panjohur
45; dhe u japim atyre afat, se, me të vërtetë, mashtrimi Im është i fortë!
46; A po kërkon ti shpërblim nga ata, e ata janë të rënduar nga borxhet?
47; E, a ka tek ata dijeni të fshehtë, e ata po i përshkruajnë ato?
48; Duro ti për gjykimin e Zotit tënd dhe mos u bën si peshkatari (Junusi), kur iu lut Zotit të vet, e ai (Junusi) ishte i hidhëruar,
49; dhe, sikur mos ta arrinte atë mirësi prej Perëndisë, ai do të hudhej në një shkretëtirë e do të ishte i qortuar,
50; por, Zoti i tij e ka zgjedhur dhe e ka bërë atë në grupin e njerëzve të mirë.
51; Pothuajse, me të vërtetë, jobesimtarët duan të të rrëzojnë me shikim kur dëgjojnë Kur’anin, duke thënë: “Ai, në të vërtetë, është i marrë!”
52; E, ai (Kur’ani), është këshillë për tërë botën!

Pages ( 68 of 114 ): « Previous1 ... 6667 68 6970 ... 114Next »