Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 69 (Sura 69)
1; Çasti i të vërtetës!
2; Çka është Çasti i të vërtetës?
3; Kush ta shpjegon ty (plotësisht) Çastin e të vërtetës (Kijametin)?
4; Themudi dhe Adi e kanë përgënjeshtruar Kijametin,
5; e populli i Themudit është shkatërruar me një ulurimë (britmë) të madhe temrruese,
6; e populli i Adit është shkatërruar me një furtunë të hatashme,
7; të cilën Perëndia ua ka dërguar atyre shtatë netë dhe tetë ditë – parreshtur, e ku mund t’i vërejshe njerëzit e përmbysur si trungjet e hurmeve të kalbura,
8; e, a po sheh mos ka mbetur kush prej tyre?
9; E, ka ardhur Faraoni, dhe ata para tij, si dhe populli (i Lutit), me gabime të mëdha
10; dhe e kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, andaj Perëndia i ka dënuar ata me dënim të ashpër.
11; Ne, kur vërshoi uji i madh, ju ngarkuam juve në anije,
12; për t’ju bërë këtë juve mësim dhe që të mbajnë mend veshët e atyre njerëzve (të dijshëm),
13; e kur të fryejë njëherë buria,
14; e toka dhe malet të bartën e të copëtohen nga një shpërthim (eksplodim)
15; atë ditë do të ngjajë Dita e Kijametit,
16; dhe do të çahet qielli, e atë ditë do të jetë i thyeshëm,
17; dhe engjëjt do të rrinë anëve të qiellit, kurse atë ditë – tetë grupe engjëjsh do ta mbajnë Arshin (fronin) e Zotit tënd.
18; Atë ditë do të pyeteni (paraqiteni) ju, dhe asnjë fshehtësi e juaj nuk do të mbetët e pazbuluar:
19; atij që i jepet libri i veprave të tij në dorën e djathtë, do t’ju thotë (të tjerëve): Qe, lexoni librin, tim;
20; unë kam qenë i bindur se do të paraqes llogari.
21; E, ai është në një jetë të këndshme,
22; në një kopsht të mrekullueshëm,
23; frutet e të cilit janë të ulëta (afër duarve).
24; (Ju thuhet atyre): “Ju bafshin mirë ushqimi dhe pijet për veprat që keni punuar, në ditët e kaluara!”
25; Atij që i jepet libri i veprave të tij në dorën e majtë, do të thotë: “Ah, mos të më ishte dhënë libri im,
26; dhe mos të kisha ditur për llogarinë time,
27; Ah, të kisha qenë i vdekur (të mos isha ringjallur)!
28; Pasuria ime nuk më solli dobi,
29; dhe falimentoi fuqia ime!
30; (e atyre u thuhet): “Kapni ata dhe lidhni në pranga,
31; pastaj në skëterrë fërgoni,
32; e mandej lidhni në zingjirë prej shtatëdhjetë kutësh,
33; sepse, ai, me të vërtetë, nuk ka besuar Perëndinë e Madhërueshëm,
34; dhe nuk ka nxitur të ushqejë të varfërit e shkretë.
35; Prandaj, ai, sot këtu, nuk ka mik të dashur,
36; as ushim tjetër, përpos qelbësirës;
37; të cilin e hanë vetëm fajtorët (jobesimtarët).
38; E, Unë betohem me atë çka shihni ju,
39; dhe me atë që nuk shihni,
40; me të vërtetë, ajo (Kur’ani) është fjala e shpallur Profetit të shenjtë,
41; e nuk është fjalë e poetit. Pak ju besoni,
42; e as nuk është fjalë e ndonjë magjistari (falltori), pak po mendoni ju!
43; (Kur’ani) është i zbritur nga Zotii gjithësisë!
44; Sikur të kishte trilluar (Muhammedi) diçka prej fjalëve në llogari Tonë,
45; Ne do ta kapnim atë ëpr dorën e djathtë,
46; dhe do t’ia prenim arterien e zemrës,
47; dhe askush prej jush nuk do të mund ta mbronte prej këtij (dënimi).
48; Me të vërtetë, ai (Kur’ani), është, këshillë për ata që dëshirojnë zbatimin e urdhërave dhe të ruhen prej të këqiave,
49; por, Ne, me siguri, e dimë, që ka prej jush përgënjeshtrues.
50; Me të vërtetë, ai (Kur’ani), është, fatkeqësi për mohuesit,
51; por, ai (Kur’ani), padyshim, është e vërtetë e pamohueshme.
52; Prandaj, falenderohu me emrin e Zotit tënd të Madhërueshëm.

Pages ( 69 of 114 ): « Previous1 ... 6768 69 7071 ... 114Next »