Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 70 (Sura 70)
1; Një kurreshtar ka pyetur për dënimin që do të ngjajë,
2; ndaj jobesimtarëve, – për të cilin dënim s’ka pengues,
3; (ai dënim është) prej Perëndisë, Zotit të shkallëve të larta (të mirësisë),
4; ngjiten (hipin) tek Ai engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili) në një ditë që zgjatë sa pesëdhjetë mijë vjet (sipas llogarisë së kohës sonë në Tokë),
5; andaj, bëhu i durueshëm, me durim të bukur.
6; Ata, me të vërtetë, (dënimin) e mendojnë të largët (të pamundshëm),
7; kurse Ne, e dimë të afërt,
8; atë Ditë kur qielli do të bëhet si llom i vajit,
9; e malet do të bëhen si lesh (i shprishur) llojlloj ngjyrash;
10; kur i afërmi nuk pyet asgjë për të afërmin,
11; e, njëri-tjetrin do ta shohin. Atëherë, fajtori, dëshiron të paguajë dënimin e asaj Dite me djemtë e vet,
12; me gruan e vet dhe vëllain e vet,
13; dhe me farefisin e tij të ngushtë,
14; si dhe me të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës – vetëm për të shpëtuar.
15; Jo, kurrsesi! Ai është zjarri,
16; që duke e kapur për kokë,
17; e tërheq kah veti atë (njeri) që ia ka kthyer shpinën dhe i është shmangur të vërtetës!
18; Dhe ka grumbulluar (pasuri) dhe ka depozituar (duke mos dhënë asgjë).
19; Njeriu, me të vërtetë, është krijuar lakmus vetjak:
20; kur e goditë e liga – dëshpërohet
21; e kur t’i bie e mira – bëhet koprrac (nuk jep – refuzon),
22; pos besimtarëve,
23; të cilët në lutjet e veta (namaz) janë të qëndrueshëm;
24; dhe që në pasurinë e tyre ka të caktuar një pjesë,
25; për lypësin dhe për të varfërin (që nuk e zgjatë dorën),
26; dhe ata që besojnë Ditën e Kijametit
27; dhe ata që druajnë nga dënimi i Zotit të tyre, –
28; e, me të vërtetë, (askush) nuk është i sigurtë prej dënimit të Zotit të vet –
29; dhe ata që i ruajnë pjesët e turpshme të organizmit të vet,
30; përveç ndaj bashkëshorteve të tyre dhe ato që i kanë në pronësi – at,a me të vërtetë, nuk meritojnë qortim, –
31; e kush kërkon jashtë këtyre caqeve, është kundërvajtës,
32; edhe ata që i ruajnë amanetet dhe i plotësojnë obligimet e tyre,
33; edhe ata që dëshminë e tyre e zbatojnë
34; edhe ata të cilët e kryejnë namazin (në kohën) e rregullt,
35; ata në kopshtie të xhennetit do të nderohen.
36; Përse jobesimtarët nxitojnë kah ti;
37; djathtas e majtas, tuba-tuba?!
38; E që çdonjëri prej tyre dëshiron të hyjë në xhennetin e dhuntive (pa merita)? –
39; Kurrsesi! Ne, me të vërtetë, i kemi krijuar ata, prej asaj që e dinë!
40; Dhe, Unë betohem me Zotin e lindjes dhe të perëndimit, që ne mundemi
41; t’i ndërrojmë ata me më të mirë prej tyre dhe Ne nuk jeni të penguar.
42; Andaj, lëri ti ata le të zbaviten me gjëra të kota dhe të luajnë përderisa të hasin në Ditën e tyre të caktuar,
43; Dita në të cilën dalin nga varrezat duke vrapuar, thuajse po nxitojnë te idolet e tyre,
44; me sy të varur që i ka kapluar poshtërimi. Ajo është Dita që u është premtuar atyre!

Pages ( 70 of 114 ): « Previous1 ... 6869 70 7172 ... 114Next »