Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 86 (Sura 86)
1; Betohem në qiellin dhe yllin e natës.
2; E, a e di ti se ç’është ylli i natës?
3; Ai është ylli që shpon terrin (me dritën e vet).
4; Për çdo njeri ka mbikëqyrës (ndaj tij)!
5; Le të shikojë njeriu prej çkahjes është krijuar:
6; është krijuar nga lëngu që kullon (hudhet),
7; i cili del nga kurrizi (i mashkullit) dhe krahërori,
8; dhe, me të vërtetë, Ai (Perëndia) është i pushtetshëm – për ta kthyer (ringjallë) atë,
9; në Ditën kur do të zbulohen sekretet
10; kur njeriu nuk do të ketë as fuqi, as ndihmës.
11; Betohem në qiellin, shëndrues i (plot) gjendjeve
12; dhe Tokën që plasaritet për të mbirë bimët, –
13; Kur’ani, me të vërtetë, është fjalë që ndanë të vërtetën prej të pavërtetës,
14; ai nuk është kurrfarë burleske (tregim i kotë)!
15; Me të vërtetë, at shërbehen me dinakëri (të mëdha),
16; e, Unë i ndëshkojë për dinakërinë, e tyre –
17; andaj, caktoju pak afat jobesimtarëve, lëri në qetësi ata edhe për një çast.

Pages ( 86 of 114 ): « Previous1 ... 8485 86 8788 ... 114Next »