Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 104 (Sura 104)
1; Mjer për çdo përqeshës – shpifës,
2; që grumbullon pasuri dhe e ruan, (për ardhmërinë e ëndërruar)
3; dhe mendon që ajo pasuri e tij, do ta bëjë të pavdekshëm!
4; Jo, jo! Mashtrohet! Ai, me të vërtetë, do të hidhet (në) Hutameh (Skëterrë), i habitur;
5; E kush të tregon ty se ç’është el-Hutameh?
6; Ai është zjarri i ndezur i Zotit,
7; i cili do të depërtojë deri në zemër.
8; Ai (zjarri) do të jetë i mbyllur mbi ta (si saç),
9; në shtylla të gjata flakëruese.

Pages ( 104 of 114 ): « Previous1 ... 102103 104 105106 ... 114Next »