Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 83 (Sura 83)
1; Mjer për ata që kur masin – mungojnë,
2; të cilët e marrin masën e plotë kur është e marrin vetveten,
3; e, kur t’iu masin të tjerëve me litër ose me kandar – ju pakësojnë.
4; A nuk mendojnë ata se do të ringjallen
5; në një Ditë të madhe (të Kijametit),
6; atë Ditë kur njerëzit do të dalin para Zotit të gjithësisë!
7; Po, po, me të vërtetë, Libri i mëkatarëve është në Sixh-xhin,
8; e, ata e di ti se ç’është Sixh-xhin?
9; (Ai është) Libri i shkruar!
10; Mjer atë ditë për përgënjeshtarët,
11; që kanë mohuar Ditën e Kijametit –
12; e atë, e mohon vetëm kundërvajtësi, mëkatari (i madh),
13; i cili, kur i janë lexuar ajetet Tona, ka thënë: “Trillime të popujve të lashtë!”
14; E, nuk është ashtu! Por, veprat e tyre (të këqia) i kanë ndryshkur zemrat e tyre (i kanë nxirë).
15; Jo, jo, atë ditë, me të vërtetë, ata do të jenë të penguar që ta shohin Zotin e tyre,
16; pastaj, me siguri, do të hyjnë në skëterrë,
17; e do t’ju thuhet (nga engjëjt e skëterrës): “Qe, kjo është ajo që e keni mohuar!”
18; Po, po, me të vërtetë, Libri i të ndershmëve është në Il-lijjin,
19; E, a e di ti se ç’është Il-lijjin?
20; Ai është Libri i shkruar
21; që e dëshmojnë të afërmit (engjëjt) e Perëndisë.
22; Me të vërtetë, të mirët (njerëz) do të gjenden në xhennet,
23; e nga divanet – kanapet do të shikojnë,
24; në fytyrat e tyre do të njohësh freskinë e begative,
25; atyre do t’u jepet të pinë nga pijet e mbyllura (të ruajtura),
26; vula e të cilave është misk (parfem), – dhe për këtë, le të bëjnë gara garuesit! –
27; (pija) do të jetë e përzier me ujin e Tesnimit,
28; nga burimi i të cilit do të pinë të afërmit e Perëndisë (të mirët).
29; Me të vërtetë, mëkatarët qeshnin (në jetën e kësaj bote), me ata që besonin;
30; kur kalonin pranë tyre, njëri-tjetrit ia bënin me sy,
31; e kur ktheheshin te familjet e tyre, ata argëtoheshin në formë tallëse (me besimtarët);
32; ata (mëkatarët), kur i shihnin (besimtarët), thonin: “Këta, me të vërtetë, janë të humbur”, –
33; e, ata nuk janë dërguar për kujdestarë të tyre (besimtarëve).
34; Sot, ata që kanë besuar, do t’i përqeshin mohuesit,
35; e, nga divanet (kanapet) do të shikojnë
36; a janë shpërblyer meritueshëm mohuesit, për veprat që kanë punuar?! (Po).

Pages ( 83 of 114 ): « Previous1 ... 8182 83 8485 ... 114Next »