Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 81 (Sura 81)
1; Kur Dielli të humbë shkëlqimin,
2; dhe kur yjet të rrëzohen (errësohen),
3; dhe kur malet të lëvizin,
4; dhe kur devet mbarsë të mbeten pa çoban (të pakujdes),
5; dhe kur shtazët e egra të tubohen,
6; dhe kur devet vlojnë,
7; dhe kur shpirtërat bashkohen me trupëra,
8; dhe kur vajza e varrosur për së gjalli, do të pyetet
9; për çfarë faji është mbytur,
10; dhe kur të shpërndahen listat (librat e veprave të njerëzve),
11; dhe kur qielli zhvendoset,
12; dhe kur të flakërojë skëterra,
13; dhe kur të afrohet xhenneti,
14; çdokush do të di për veprat që ka përgatitur.
15; Dhe – betohem në yjet – që perëndojnë
16; të cilët lëvizin dhe zhduken nga shikimi (horizonti),
17; dhe në natën kur bie terri,
18; dhe agimin kur gdhinë (zbardhëllon drita).
19; Me të vërtetë, Kur’ani është fjala e të Dërguarit fisnik (Xhebrailit),
20; të fuqishëm, të çmuar nga Zoti i Arshit (Kozmosit)
21; të cilin e dëgjojnë (engjëjt) dhe është i besuar (i madh).
22; E shoku juaj (Muhammedi), nuk është i marrë.
23; Ai (Muhammedi) e ka parë qartë (Xhebrailin) në horizont,
24; dhe, kur është fjala për Shpalljen, ai (Muhammedi) nuk është dorështrënguar (nuk e mshehë atë),
25; dhe Kur’ani nuk është fjalë e djallit të mllkuar,
26; e, kah po ia mbani (me këto mendime)?!
27; Ai (Kur’ani), është vetëm këshillë, për tërë botën (njerëzit):
28; për ata nga ju që duan rrugën e vërtetë,
29; e ju nuk mund të dëshironi (të drejtën), përveç atëherë kur dëshiron Perëndia, Zoti i gjithë botërave!

Pages ( 81 of 114 ): « Previous1 ... 7980 81 8283 ... 114Next »