Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 52 (Sura 52)
1; Pasha malin e Turit (Sinajit),
2; dhe Librin e shkruar në rreshta,
3; të zhvilluar në lëkurë,
4; dhe Tempullin plot haxhinj,
5; dhe kupës së ngritur (të qiellit),
6; dhe detit të mbushur,
7; me të vërtetë, dënimi i Zotit tënd, do të ndodhë,
8; dhe askush nuk mund ta pengojë,
9; atë Ditë kur qielli do të lëkundet fuqishëm,
10; e malet të lëkunden me të madhe nga vendi!
11; Atë Ditë, mjerë për ata që kanë përgënjeshtruar,
12; që, të zhytur në gënjeshtra, argëtoheshin!
13; Atë Ditë, kur me forcë do të hidhen në zjarrin e xhehennemit.
14; (U thuhet atyre): “Ky është zjarri që e keni përgënjeshtruar,
15; pra, a është kjo magji, apo ju nuk shihni?
16; Përcëllohuni në të; e, duroni apo mos duroni, njësoj është për ju, – ky është ndëshkimi juaj vetëm për atë që keni bërë”.
17; Me të vërtetë, ata që kanë besuar do të gjenden në kopshtet e xhennetit dhe lumturi,
18; duke u kënaqur me atë që u ka dhënë Zoti i tyre, i ka ruajtur ata Zoti i tyre prej dënimit të skëterrës.
19; (Atyre u thuhet): “Hani e pni me kënaqësi, për atë që keni punuar!”
20; Të mbështetur në divane (kanape) të renditura, do t’i martojmë ata me hyrie, sysh të bukur.
21; E, ata që kanë besuar dhe u shkojnë pas pasardhësit e tyre në besim, do t’ju bashkojmë pasardhësit e tyre dhe nuk do t’ju pakësojmë asgjë nga veprat e tyre – çdo njeri është peng (përgjegjës) për atë që ka punuar –
22; dhe do t’ju zgjërojmë dhuntitë atyre me pemë dhe mish që ju ka ënda;
23; në të (xhennet) ia zgjasin njëri-tjetrit gotat e mbushura, aty nuk do të ketë biseda të kota, as mëkate, –
24; e, do të sillen rreth tyre shërbyes (gilmanët) djelmosha të ngjashëm me margaritarin e ruajtur,
25; dhe njëri-tjetrit i drejtohen duke e pyetur,
26; e do të thonë: “Ne, më parë – në familjet tona jemi frikësuar (nga dënimi),
27; e, Perëndia na ka dhuruar mëshirë dhe na ka ruajtur nga dënimi i rëndë (i frumës helmuese).
28; Ne, më parë (në jetën tokësore) e kemi adhuruar Atë, Ai, me të vërtetë, është bamirës dhe mëshirues”.
29; Andaj, këshillo ti (o Muhammed), se ti, me dhuntinë (profetninë) e Zotit tënd, nuk je as fallxhi as i çmendur.
30; Ose të thonë ata: “(Ai – Muhammedi është) vjershtar, të presim derisa ta zhdukë vdekja”.
31; Thuaju (atyre): “Pritni, se, me të vërtetë, edhe unë jam nga ata që presin!”
32; A mos u vie atyre kjo nga mendja e tyre, apo ata janë popull kryeneç (që e kanë kaluar kufirin)?
33; Apo thonë: “Ai e ka trilluar atë (Kur’anin)”. – Jo, por ata nuk besojnë;
34; andaj, le ta sjellin ata një fjalim të ngjashëm me të, nëse thonë të vërtetën!
35; A mos vallë, ata janë krijuar pa Krijues, apo mos janë ata krijues të vetvetes?!
36; A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Jo, por ata nuk duan të besojnë.
37; Vallë, a mos në ta është thesari i Zotit tënd, ose, vallë ata sundojnë?
38; Vallë, a mos kanë shkallë (me të cilat ngjiten lart) e përgjojnë?! E, le të sjell (ai) përgjuesi i tyre argument të qartë!
39; Apo, për Te janë vajzat, e për ju djemtë?!
40; Vallë a mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e që ata të jenë të ngarkuar me këtë?!
41; Ose, a mos tek ata është sekreti, e ata e përshkruajnë?!
42; Apo dëshirojnë ngatërresë, e vetëm mohuesit do të jenë të ngatërruar?
43; Ose ata kanë zot (tjetër) pos Perëndisë? Perëndia është i Lartësuar mbi atë çka i përshkruajnë Atij!
44; Dhe, sikur të shihni se po bie një copë nga qielli, do të thoshin: “Retë e grumbulluara!”
45; E, lëri ata, derisa të mos takohen me Ditën në të cilën do të shkatërrohen.
46; Ditën në të cilën, dinakëritë e tyre nu do t’u bëjnë dobi asgjë dhe kur ata nuk do t’i ndihmojë askush.
47; E, me të vërtetë, për zullumqarët ka edhe dënim tjetër pos këtij; por (këtë) shumica e tyre nuk e dijnë.
48; E, ti duro për Vendimin e Zotit tënd! Me të vërtetë, ti je nën mbrojtjen Tonë; dhe lavdëroje duke e falenderuar Zotin tënd kur të ngritesh,
49; dhe, madhëroje Ate edhe natën edhe pas perëndimit të yjeve!

Pages ( 52 of 114 ): « Previous1 ... 5051 52 5354 ... 114Next »