Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 82 (Sura 82)
1; Kur të shkyhet qielli,
2; dhe kur të rrëzohen (derdhën) yjet,
3; dhe kur përzihen detërat (njëri me tjetrin),
4; dhe kur të rrotullohen varret,
5; çdokush do të di për veprat që ka punuar dhe lëshimet (që ka bërë).
6; O njeri, ç’të mashtroi ty që nuk i besove Zotit tënd bujar?
7; Ai të krijoi ty dh bëri që ta kesh (në formë) të harmonizuar tërë organizmin, –
8; dhe çfarë forme deshi (Ai), të dha!
9; Jo, jo! Kurrsesi! Ju po e konsideroni besimin gënjeshtër.
10; Me të vërtetë, ka rojtarë për ju,
11; që janë të nderueshëm tek ne,
12; që i shënojnë veprat tuaja, dinë çka punoni.
13; Të ndershmit, me të vërtetë, do të gjenden në xhennet,
14; kurse fajtorët, me të vërtetë, do të gjenden në skëterrë.
15; Në Ditën e Kijametit (ata) do të digjen në zjarr,
16; dhe kurrë nuk do të dalin prej tij.
17; E, kush të shpjegon ty për Ditën e Kijametit? –
18; dhe edhe njëherë: kush të shpjegon ty ç’është Dita e Kijametit?!
19; Ajo është Ditë kur askush nuk mund t’i ndihmojë ndokujt asgjë, atë ditë pushteti i tërë është vetëm i Perëndisë.

Pages ( 82 of 114 ): « Previous1 ... 8081 82 8384 ... 114Next »