Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 15 (Sura 15)
1; Elif Lâm Râ. Këto janë ajetet e Librit, të Kur’anit të qartë!
2; Shpeshherë mohuesit do të dëshironin që të ishin muslimanë.
3; Lëri ata që të hanë dhe le të kënaqen, dhe lë t’i mashtrojë shpresa; ata do ta dinë (fundin)!
4; Na nuk i kemi zhdukur banorët e asnjë vendi, për pa ardhur koha e caktuar,
5; asnjë popull nuk mund as ta shpejtojë as ta ngadalësojë (caktimin Tonë për të).
6; Ata thanë: “O ti, që të është shpallë Kur’ani, ti je, me të vërtetë, i marrë!
7; Të na sillshe engjëjt, nëse je i drejtë?”
8; Na i dërgojmë engjëjt vetëm me të Vërtetën (me dënim të premtuar), dhe atëherë nuk u jepet afat për të pritur (por dënimi merr fund).
9; Na, me të vërtetë, kemi shpallë Kur’anin dhe, Na, me të vërtetë, do ta ruajmë atë (origjinalitetin e tij).
10; Na, me të vërtetë, u kemi dërguar pejgamberë edh para teje, – grupeve (popujve) të mëparshëm,
11; dhe asnjë pejgamber nuk ka ardhur e që ata të mos talleshin me të.
12; Ja, kështu Na, fusim (talljen) në zemrat e mëkatarëve,
13; ata nuk e besojnë atë (profetin Muhammed), e madje, ka kaluar ligji (mbi dënimin) e popujve të kaluar (për tallje me pejgamberët).
14; Sikur Ne ta hapnim një derë të qiellit dhe ata të ngjiteshin nëpër të,
15; do të thonin (ata): “Sytë na kanë qenë të mjegulluar, na jemi popull i magjepsur!”
16; Na kemi krijuar hyllësi në qiej dhe i kemi zbukuruar ato për shikuesin,
17; dhe i kemi ruajtur nga çdo djall i mallkuar;
18; përpos atij që vjedh të dëgjuarën, e arrinë atë një flakë e dukshme.
19; Dhe Tokën e kemi shtrirë dhe nëpër të kemi shpërndarë male të forta, dhe kemi bërë që në të, të zhvillohet çdo gjë në masa proporcionale,
20; dhe kemi bërë për ju në të (Tokë) sendet që u japin gjallëri dhe për ata që nuk i mbani (furnizoni) ju.
21; Nuk ekziston asnjë send, e që të mos gjendet ajo në thesarin Tonë, e nga ajo Na japim vetëm aq sa është e nevojshme.
22; Na dërgojmë erërat për të frytnuar, e zbresim shiun nga qielli e ju kemi furnizuar me ujë – dhe depot e tij (ujit) nuk gjenden tek ju.
23; Dhe, me të vërtetë, Na japim gjëllëri dhe vdekje, dhe vetëm Na jemi trashëgimtar (të përhershëm),
24; dhe vetëm Na dimë për ata që kanë qenë para jush, dhe vetëm Na dimë për ata që do të vijnë pas jush,
25; dhe, me të vërtetë, Zoti yt, do t’i tubojë; Ai, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.
26; Na kemi krijuar njeriun prej një balte të fortë – të zezë, së cilës i është dhënë forma,
27; kurse xhindet i kemi krijuar që më parë nga zjarri i flakët.
28; (Kujtoje) kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do ta krijojë njeriun nga balta e zezë e fortë, e ndryshueshme (e figuruar),
29; e kur t’ia jap formën dhe i jap shpirtin (e bëhet i gjallë), ju bëni sexhde atij!”
30; Të gjithë engjëjt, bashkarisht, i bën sexhde atij,
31; përveç Iblisit. Ai refuzoi t’u bashkohet atyre që bënin sexhde.
32; (Perëndia) tha: “O Iblis, ç’pate ti që nuk u bëre me ata që bënë sexhde?”
33; (Iblisi) tha: “Nuk jam unë ai që t’i bëjë sexhde një njeriu të cilin Ti e ke krijuar nga balta e zezë, e fortë, e ndryshueshme (e figuruar), së cilës i është dhënë forma.
34; (Perëndia) tha: “Atëherë, dil prej xhennetit, ti, në të vërtetë, je i mallkuar,
35; dhe le të jetë mallkimi mbi ty deri në Ditën e Kijametit!”
36; Iblisi tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen ata (njerëzit)!”
37; (Zoti) tha: “Ty, me të vërtetë, të është dhënë afat
38; deri në ditën e kohës së caktuar”.
39; (Iblisi) tha: “Zoti im, meqë më ke shpie në humbje, unë në Tokë do t’ju zbukuroj atyre sendet dhe të gjithë do t’i shpie në mashtrim,
40; përveç robërve Tu të sinqertë”.
41; (Perëndia) tha: “Kjo është rruga ime e drejtë.
42; Ti, me të vërtetë, nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të Mi, përveç atyre të humburve, që të pasojnë ty”.
43; Dhe, me të vërtetë, xhehennemi është vendbanimi i tyre i premtuar, për të gjithë:
44; ai i ka shtatë dyer, e për çdo derë ka pjesë të caktuar”.
45; Me të vërtetë, ata që ruhen nga mëkatet, do të gjenden në kopshtet e xhennetit pranë burimeve.
46; (Ju thuhet): “Hyni në to me përshëndetje dhe të siguruar (prej frikës)”.
47; Dhe, Ne, do ta shporrim urrejtjen nga zemrat e tyre (që kanë pasur më parë), ata do të rrinë ulur si vëllezër në kanape (kolltuqe) – njëri përballë tjetrit,
48; aty, nuk do t’i gërget lodhja, ata prej atyhit kurrë nuk do të dëbohen.
49; Lajmëroji robërit e Mi (o Muhammed!) se Unë, me të vërtetë, jam Ai që falë dhe mëshiroj,
50; e që dënimi Im (për të këqinjtë), është me të vërtetë, dënim i dhembshëm!
51; Dhe lajmëroji për mysafirët e Ibrahimit,
52; kur, hynë tek ai dhe thanë: “Selam!” (Ibrahimi) tha: “Na po frikohemi nga Ju”.
53; Ata thanë: “Mos u friko se na po të sihariqojmë ty me një djalë të dijshëm”.
54; (Ibrahimi) tha: “A mos vallë do të më sihariqoni, tani, kur më ka goditur pleqëria? Me çka do të më sihariqoni mua?”
55; Ata thanë: “Na do të sihariqojmë ty me një të Vërtetë që do të realizohet, e mos u bën shpresëhumbur!”
56; (Ibrahimi) tha: “Kush mund ta humbë shpresën nga mëshira e Zotit të vet, përpos atyre që janë të humbur” –
57; dhe pyeti (Ibrahimi): “E, çfarë është qëllimi juaj, o të dërguar?”
58; (Ata) thanë: “Na jemi dërguar te një popull mëkatarë, –
59; përpos familjes së Lutit (që nuk janë mëkatarë). Na do t’i shpëtojmë të gjithë ata (anëtarët e familjes së Lutit) –
60; përveç gruas së tij; për atë, Na kemi caktuar dënim, të cilin do ta shiojë ajo”.
61; Dhe, kur të dërguarit erdhën te Luti,
62; (Luti) tha: “Ju, me të vërtetë, jeni njerz të panjohur!”
63; Ata thanë: “Jo, na të kemi sjellur atë, në të cilën ata (mohuesit nga populli yt) dyshojnë,
64; të sjellim atë që do të ngjajë me siguri, e ne, me të vërtetë, jemi të sinqertë.
65; Udhëto ti me familjen tënde, në një kohë të natës, e shko ti pas tyre, e askush prej jush të mos shikojë prapa, por vazhdoni në drejtim të urdhëruar!”
66; Dhe Ne, ia kemi shpallur atij, atë që do të ngjajë: që ata të gjithë – deri në të mbramin, do të zhduken, në agim.
67; Dhe, erdhën të gëzueshëm banorët e qytetit.
68; (Luti) tha: “Këta janë mysafirët e mi, andaj mos më turpëroni,
69; dhe druajuni Perëndisë, dhe mos më poshtëroni mua!”
70; Ata (populli i Lutit) thanë: “A nuk të kemi ndaluar na ty, që të pranosh mysafirë?”
71; (Luti) tha: “Ja këto vajzat e (popullit) tim! Nëse doni të bëni çka synoni, (martohuni me to).
72; (O Muhammed!) Pasha jetën tënde, me të vërtetë, ata janë déjur në iluzionet e veta.
73; Dhe, ata i kaplojë një zë i tmerrshëm kur lindir Dielli,
74; dhe Ne, kemi bërë që, ajo që gjendej lartë – të bie poshtë, duke lëshuar në ta si shi gurësh prej dheut të pjekur, –
75; Këto, me të vërtetë, janë argumente për ata që vëzhgojnë me kujdes,
76; me të vërtetë, ato (qytete) janë në rrugë, kur gjenden edhe tani.
77; Kjo, me të vërtetë, është dokument për besimtarët.
78; Por, edhe banorët e Ejkes kanë qenë zullumqarë,
79; andaj, i kemi ndëshkuar, dhe që të dy janë në rrugë – të dukshme.
80; Edhe banorët e Hixhrës, pejgamberët i konsideruan për gënjeshtarë.
81; Dhe Ne, u patëm dhënë atyre dokumentet Tona, por ata shmangeshin prej tyre.
82; Ata gëdhendnin shtëpia me gurë-malesh, duke besuar se nuk do t’i gjejë asgjë,
83; andaj, edhe ata në agim i goditi zë i tmerrshëm
84; dhe nuk patën farë dobie nga ajo që patën ndërtuar (banesat)
85; Na kemi krijuar qiejt dhe Tokën dhe atë që gjendet në mes tyre – në mënyrë të mrekullueshme. Me të vërtetë, do të vie Kijameti, andaj sillu ti (o Muhammed) me sjellje të bukura (zemërgjerësi),
86; me të vërtetë, Zoti yt është i vetmi Krijues dhe i Gjithëdijshëm. –
87; Na të kemi shpallë ty shtatë ajete, që përsëriten dhe Kur’anin e madhërueshëm. –
88; Mos i drejto sytë e tu kah ato kënaqësi që Na ua kemi dhënë disave prej tyre dhe mos u hidhëro për ta (në mos besofshin). E, ndaj besimtarëve bëhu i butë
89; dhe thuaj: “Unë, në të vërtetë, jam vetëm paralajmërues i qartë!” –
90; (Ashtu u kemi dërguar cënim) atyre, të cilët e kanë ndarë Librin,
91; e të cilët e kanë ndarë Kur’anin pjesë-pjesë (diçka kanë besuar e diçka jo).
92; Dhe, kështu, pasha Zotin tënd, Na me të vërtetë, do t’i pyesim ata të gjithë,
93; për atë që kanë punuar!
94; Ti haptazi prediko atë që të është urdhëruar dhe shmangiu idhujtarëve,
95; Na të mjaftojmë ty, kundër atyre që të tallin (ty),
96; të cilët përveç Perëndisë, marrin edhe zot tjetër, dhe do ta dinë ata mirë (fundin)!
97; Na e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra, për atë që thonë ata,
98; andaj, madhëroje dhe falenderoje Zotin tënd dhe bëhu prej atyre që falin namazin!
99; Dhe, adhuroje Zotin tënd përderisa të arrijë gjendja e sigurtë (vdekja)!

Pages ( 15 of 114 ): « Previous1 ... 1314 15 1617 ... 114Next »