Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 89 (Sura 89)
1; Betohem në agimin,
2; dhe dhjetë netët,
3; dhe në të gjitha që janë çift e tek,
4; dhe natën që shkon, –
5; vallë, a nuk është ky betim për të mençurin?
6; Vallë, a nuk di ti se çka ka bërë Zoti yt me Adin,
7; e me banorët e qytetit Iremes, pronarë të pallatee madhështore,
8; çfarë nuk ka pasur askund tjetër;
9; dhe si i dënoi themudasit, të cilët kanë gëdhendur shkëmbinj në luginë,
10; dhe Faraonin – pronarin e shtyllave,
11; që kanë bërë zullum pa të drejtë në tokë
12; dhe shtonin ngatërresat,
13; andaj Zoti yt, e lëshoi mbi ta kamxhikun e dënimit (lloj-lloj dënimesh),
14; sepse, me të vërtetë, Zoti yt i pret ata në pusi (i përcjellë punët e tyre).
15; Por, Perëndia kur ta provojë njeriun e ta dhurojë me begati, (ai) thotë: “Zoti im është sjellë në mënyrë bujar endaj meje!”
16; E, kur ta provojë atë, duke ia munguar furnizimin, atëherë ai thotë: “Zoti im më ka poshtëruar”.
17; Jo, jo! Por ju nuk po i respektoni bonjakët,
18; dhe nuk po e nxitni njëri-tjetrin për t’i ushqyer të varfërit,
19; kurse trashëgiminë, e hani me lakmi të pangopur,
20; dhe dëshironi pasuri të pakufishme.
21; Por kjo nuk është mirë! Atëherë, kur Toka do të copëtohet në thërmia,
22; dhe kur do të arrijë urdhëri i Zotit tënd, e engjëjt të rreshtohen radhë pas radhe,
23; dhe atë Ditë kur afrohet (prezentohet) skëterra; atëherë njeriu do të kujtohet – por ç’dobi?!
24; dhe thotë: “Ah! Sikur të kisha punuar gjëra të mira në jetën time!”
25; Atë Ditë, askush nuk mund të dënojë, si Ai (dënimi i Tij),
26; dhe, atë ditë, askush nuk lidhë në pranga si Ai!
27; E ti, o shpirt i besuar (këmbëngulës në besim)
28; kthehu te Zoti yt i kënaqur, sepse, edhe Ai është i kënaqur me ty,
29; prandaj, hynnë mes të dashurve të Mi,
30; dhe hyn në xhennetin Tim!

Pages ( 89 of 114 ): « Previous1 ... 8788 89 9091 ... 114Next »