Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 37 (Sura 37)
1; Pasha ata (engjëjt) që janë të radhitur
2; dhe ata që i pengojnë (njerëzit prej mëkateve)
3; dhe ata që e lexojnë Kur’anin, –
4; në të vërtetë, Zoti juaj është një,
5; Zot i qiejve dhe i Tokës dhe çka gjendet mes tyre dhe Zot i lindjes (i verës dhe dimërit)!
6; Me të vërtetë, Ne e kemi stolisur qiellin e kësaj bote me shkëlqimin e yjeve,
7; dhe e mbrojmë nga çdo djall kryeneç,
8; që mos t’i përgjojë meleqet e lartësuar; ata (djajtë) sulmohen nga të gjitha anët,
9; për t’i dëbuar ata: për ta ka vuajtje të përhershme,
10; e ai që grabitë diçka, atë e ndjekë dritë verbuese.
11; Pyeti ata (o Muhammed): a është më i vështirë krijimi ityre apo të gjitha gjërat e tjera që i kemi krijuar? – Ata, i kemi krijuar nga bota (balta) ngjitëse.
12; Ti çuditesh (nga mohimi i atyre) e ata përqeshin,
13; e kur t’iu drejtohen këshilla, ata nuk i pranojnë,
14; dhe kur e shohin një argument, ata e nxisin njëri-tjetrin për përqeshje
15; dhe thonë: “Kjo s’është gjë tjetër veçse një magji e vërtetë!”
16; (Ata thonë): “Vallë kur të vdesim dhe të bëhemi eshtra e dhé, a thua njëmend do të ngjallemi
17; dhe paraardhësit tonë të lashtë?”
18; Thuaju: “Po, e dot ë jeni edhe të poshtëruar!”
19; Ky do të jetë vetëm një zë dhe të gjithë do të presim (se ç’po ndodhë)
20; dhe do të thonë: “Mjer për ne, kjo është Dita e gjykimit!”
21; (Atyre ju thuhet): “Po, kjo është Dita e gjykimit, të cilën ju e keni përgënjeshtruar!”
22; (Engjëjve ju thuhet): “Tuboni njerëzit e këqinj e shokët e tyre dhe ato që i kanë adhuruar
23; pos Perëndisë, e tregoju atyre rrugëne Ferrit;
24; dhe i ndalni ata, ata do të pyetën:
25; “Çka keni që nuk e ndihmoni njëri-tjetrin (idhujtë dhe adhuruesit e tyre)?”
26; Por, ata atë Ditë do të janë plotësisht të dorëzuar,
27; e do t’i afrohen njëri-tjetrit dhe do të bëjnë pyetje mes veti;
28; Do të thonë: “Ju, me të vërtetë, na keni ardhur nga ana e djathtë (e me forcë)”.
29; Ata do të përgjigjen: “Jo, por ju nuk keni qenë besimtarë,
30; e ne nuk kemi pasur kurrfarë pushteti mbi ju, por ju ishit popull i tërbuar,
31; andaj, u realizua fjala e Zotit mbi ne. Ne, me të vërtetë, po e shijojmë dënimin,
32; e, ju kemi mashtruar juve, meqë edhe ne kemi qenë të mashtruar”.
33; Dhe ata, atë Ditë do të jenë së bashku në mundim,
34; sepse, Ne kështu veprojmë me të këqinjtë.
35; Kur u thuhej atyre: “Vetëm Allahu është Zot!” – ata madhështoheshin,
36; dhe thonin (Mekkasit): “Vallë, a t’i braktisim hyjnitë tona për shkak të një poeti të marrë?”
37; Jo, (ai nuk është poet), por ai e ka sjellë të Vërtetën dhe i ka vërtetuar pejgamberët e mëparshëm,
38; e, me të vërtetë, ju do ta shijoni dënimin e dhembshëm, –
39; dhe do ta dënoheni ju vetëm për atë që keni bërë!
40; E robërit e sinqertë të Perëndisë,
41; do të kenë furnizim të caktuar,
42; pemë të ndryshme, dhe do të jenë të respektuar,
43; në kopshtet e dhuntive,
44; në kolltuqe, njëri përballë tjetrit,
45; do të shërbehen me pije nga burimi që do të rrjedhë gjithmonë,
46; (me pije) të bardhë e të shijshme për ata që do ta pijnë,
47; me të (verën), nuk do të trullosen dhe prej saj nuk do të dehen.
48; Dhe pranë tyre do të jenë gratë me shikim të ulur, e sy të bukur
49; sikur të jenë vezë të ruajtura.
50; Dhe ata do t’i qasen njëri-tjetrit e do të bisedojnë,
51; dhe njëri prej tyre do të thotë: “Unë kam pasur një shok (mohues),
52; i cili thoshte: “Vallë edhe ti je nga ata që besojnë,
53; që kur të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra, me të vërtetë do të japim llogari?”
54; (do të thotë ai): “A doni të shikoni?”
55; Dhe ai do të shikojë, dhe atë do ta sheh në midis të zjarrit.
56; Ai thotë: “Pasha Perëndinë, për pak më shkatërrove edhe mua;
57; po të mos ishte dhuntia e Zotit tim, edhe unë do të isha në zjarr (bashkë me ty).
58; E për ne, nuk do të ketë më vdekje,
59; përveç vdekjes së parë, nuk do të jemi të munduar më,
60; kjo, me të vërtetë, është sukses i madh!
61; Për diçka të tillë, le të angazhohen punëtorët!
62; A më e mirë është kjo gjendje, apo druri zekkum.
63; Ne, këtë sprovë e kemi bërë për zullumqarët.
64; Njëmend, ky dru del nga fundi i ferrit,
65; fruti i tij është si koka e gjarpinjëve (djajve).
66; Me të vërtetë, ata do ta hanë këtë frut dhe me të do ta mbushin barkun.
67; Pastaj, ata do të kenë një përzierje me ujë të nxehtë (për të pirë)
68; e pas kësaj, me siguri, kthimi i tyre do të jetë në ferr.
69; Ata i kanë gjetur etërit e tyre në humbje,
70; prandaj, edhe ata vazhduan pas gjurmëve të tyre,
71; por edhe para tyre, me të vërtetë, e kanë humbur (rrugën) shumë popuj të lashtë,
72; Ne, me të vërtetë, u kemi dërguar atyre paralajmërues.
73; E, shiko se çfarë qe fundi i atyre që u paralajmëruan,
74; pos robërve të sinqertë të Zotit (ata nuk janë dënuar).
75; E Na thirri (në ndihmë) Nuhu, e Ne iu kemi përgjegjur bukur:
76; e kemi shpëtuar atë dhe familjen e tij prej fatkeqësisë së madhe,
77; duke i lënë në jetë vetëm pasardhësit e tij,
78; dhe u kemi lënë kujtim te brezat e tjerë;
79; “Përshëndetja për Nuhun qoftë në mesin e të gjithë popujve!”
80; Ne, me të vërtetë, kështu i shpërblejmë bamirësit.
81; Me të vërtetë, ai është nga robërit Tonë, besimtar.
82; Pastaj, i fundosëm të tjrerët (jobesimtarët).
83; Dhe, me të vërtetë, nga ithtarët e tij është edhe Ibrahimi,
84; kur Zotit të vet i erdh me zemër të pastër,
85; kur babait të vet dhe popullit të vet i tha: “Çka adhuroni ju?
86; Vallë, a dëshironi hyjni të rrejshme në vend të Allahut?
87; E çka mendoni ju për Zotin e gjithësisë?”
88; Pastaj u hodhi një shikim yjeve,
89; dhe tha: “Unë jam i sëmurë”.
90; Dhe, ata u larguan prej tij, duke e lënë pas.
91; Pastaj, ai u përvodh te hyjnitë e tyre dhe u tha: “A nuk po hani?
92; Ç’keni, përse nuk flisni?”
93; Ju afrua tyre tinëzisht, duke i goditur me dorë të djathtë.
94; Dhe ata (njerëzit) nxituan kah ai.
95; Ibrahimi tha: “Vallë, a i adhuroni ju ato që i keni gdhendur (putat)?
96; E, Perëndia u ka krijuar juve, dhe ato që i bëni ju”.
97; (Jobesimtarët) thanë: “Përgatitni për te një godinë (vatër) dhe hedheni atë në zjarr!”
98; Dhe ata dëshiruan t’i bëjnë dinakëri, por Ne i bëmë ata më të poshtëruarit.
99; (Ibrahimi) tha: “Unë po shkoj te Zoti im. Ai do të më udhëzojë.
100; O Zoti im, dhuroma një fëmijë të mirë (e të ndershëm)!”
101; Dhe Ne e dihariquam atë me një çun të urtë.
102; Dhe kur fëmija u rrit aq sa t’i ndihmojë në punë, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të pres, çka mendon ti?” – O baba, – tha: “vepro ashtu siç je urdhëruar; njëmend do të bindesh, – nëse do Perëndia, se unë jam i durueshëm”.
103; Pasi e pranuan që të dy urdhërin, e rrëzoi (djalin) në krah,
104; Ne e thirrëm: “O Ibrahim,
105; ti madje e realizove ëndrrën. E, Ne, me të vërtetë, kështu i shpërblejmë bamirësit,
106; kjo, me të vërtetë ka qenë një sprovë e qartë!”
107; Edhe Ne e zëvendësuam atë me një kurban të madh,
108; dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm;
109; “Përshëndetja e madhe qoftë mbi Ibrahimin!”
110; Ja, kështu, Na i shpërblejmë bamirësit,
111; e ai, me të vërtetë, ka qenë nga robërit Tanë besimtar,
112; dhe Ne e kemi sihariquar atë me Is’hakun, pejgamber prej njerëzve të mirë,
113; dhe Ne e bekuam atë dhe Is’hakun, por në mesin e pasardhësve të tyre ka besimtarë dhe zullumqarë të hapët për veten e vet.
114; Ne e kemi dhuruar Musain dhe Harunin.
115; Dhe i kemi shpëtuar ata, të dy dhe popujt e tyre nga mjerimi i madh,
116; dhe Ne i ndihmuam ata, e ata u bënë fitimtarë,
117; dhe u dhamë atyre Librin e qartë
118; dhe i udhëzuam ata dy në rrugë të drejtë
119; dhe Ne u lamë kujtim të mirë atyre të dyve në mesin e brezave të mëvonshme.
120; “Përshëndetja e madhe qoftë mbi Musain dhe Harunin!”
121; Ja, me të vërtetë, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit,
122; e, në të vërtetë, ata dy janë nga robërit Tanë besimtarë.
123; Dhe, me të vërtetë, Iljasi ka qenë (njëri) prej pejgamberëve.
124; (Përkujtoje) kur i tha popullit të vet: “A nuk po i frikësoheni (Perëndisë)?”
125; Vallë, a i luteni ju Ba’lit (lloj idhulli), ndërsa e lëni Krijuesin më të mirë,
126; Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve tuaj të lashtë!”
127; Ata e konsideruan gënjeshtar atë dhe për këtë shkak, me siguri, do të mbeten në dënim,
128; pos robërve të sinqertë të Perëndisë.
129; Dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë për brezat e mëvonshëm:
130; “Përshëndetja e madhe qoftë për Iljasin!”
131; Ja, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit,
132; e ai, me të vërtetë, ka qenë nga robërit Tanë besimtar.
133; Dhe, me të vërtetë, Luti ka qenë njëri prej pejgamberëve.
134; (Përkujtoje) kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
135; pos plakës që ka mbetur me të tjerët (të dënurarit),
136; pastaj i zhdukëm të tjerët,
137; dhe me të vërtetë, ju kaloni pranë tyre në mëngjes
138; dhe natën, a nuk po mendoni?
139; Dhe, me të vërtetë, Junusi ka qenë njëri nga pejgamberët.
140; (Përkujtoje) kur ai iku deri te anija e mbushur përplot,
141; dhe hodhi shortin (me detarët), e ai ishte njëri prej tyre që i ra shorti (të hidhet në det),
142; dhe peshku e përbiu atë, e ai ishte i qortuar,
143; dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Zotit,
144; me siguri do të mbetej në barkun e tij deri në Ditën e ringjalljes (së të gjithëve),
145; dhe Ne e hodhëm në një vend të shkretë, e ai ishte i sëmurë,
146; dhe Ne bëmë që të dalë një bimë kungulli (përr t’i bërë hije),
147; dhe Ne e dërguam atë te njëqind mijë e më tepër njerëz,
148; dhe ata besuan, prandaj iu dhamë jetë të këndshme deri një kohë.
149; E pyeti ata (o Muhammed): “Vallë, a për Zotin tënd janë vajzat e për ta djemtë,
150; ose Ne i krijuam engjëjt si femra, e ata ishin dëshmitarë (për këtë)?
151; Ja pra, ata për shkak të gënjeshtrave të veta, thonë:
152; “Zoti ka lindur fëmijë” – ata në të vërtetë, janë gënjeshtarë.
153; Vallë, a vajzat i ka zgjedhë ai para djemve?
154; Çka keni, si po gjykoni!?
155; A nuk po mendoni?!
156; A po, ju keni argument të qartë?
157; Sillni ju Librin tuaj, nëse thoni të vërtetën!
158; Ata (idhujtarët), kanë bërë farefisni në mes Zotit dhe engjëjve, kurse engjëjt e dinë se ata (që flasin ashtu) do të hidhen në zjarr.
159; lavdi Allahut, qoftë i pastër Perëndia nga ajo që ata ia përshkruajnë Atij!
160; Përveç robërve të sinqertë të Zotit (që e adhurojnë Atë).
161; Me të vërtetë, as ju as ato që i adhuroni ju,
162; nuk mund ta mashtroni askë kundër (Zotit),
163; pos atij që do të digjet në zjarr.
164; Çdonjëri prej nesh (engjëjve) e ka vendin e caktuar,
165; ne jemi ata që qëndrojmë në radhë,
166; dhe ne jemi ata që i lutemi Atij (Perëndisë)!
167; E ata (Kurejshitë), në të vërtetë, thonin:
168; “Sikur të kishim ne Librin që kanë pasur popujt e mëparshëm,
169; ne, me siguri, do të ishim robër të sinqertë të Perëndisë.
170; Ata e kanë mohuar Ate (Kur’anin), e së shpejti do ta dinë!
171; Me të vërtetë, qysh moti është ditur premtimi ynë për robërit Tanë – pejgamberët.
172; Ata, me të vërtetë, do të jen të ndihmuar,
173; dhe, me të vërtetë, ushtria jonë do të jetë fitimtare!
174; Andaj shmangiu atyre deri në një kohë,
175; dhe vëzhgojë ata, e do të vëzhgojnë edhe ata!
176; Vallë, a mos ata po kërkojnë shpejtimin e dënimit Tonë!
177; Kur t’iu bie dënimi, në mesin e tyre, mëngjesi i atyre që janë paralajmëruar është shumë i shëmtuar,
178; andaj, shmangu prej tyre deri një kohë,
179; dhe vëzhgo, e do të vëzhgojnë edhe ata!
180; Qoftë lavdëruar Zoti yt, Zot i madhërisë (dhe qoftë i pastër) nga ajo që ia përshkruajnë ata!
181; Dhe përshëndetje e madhe qoftë mbi pejgamberët,
182; dhe falenderimi qoftë për Allahun – Zotin e gjithësisë!

Pages ( 37 of 114 ): « Previous1 ... 3536 37 3839 ... 114Next »