Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 54 (Sura 54)
1; U afrua Çasti (Dita e Kijametit) dhe u ça Hëna!
2; E ata, sa herë shohin mrekulli, kthehen dhe thonë: “Magji e përhershme!”
3; Ata e përgënjeshtrojnë (të vërtetën) dhe pasojnë kënaqësitë e tyre, e çdo gjë, madje, është e caktuar.
4; Dhe, u patën ardhë atyre, me të vërtetë, lajme të cilat shpiejnë frikë,
5; (Kur’ani është) dijeni e përsosur – por paralajmërimi nuk u bëri dobi,
6; andaj, shmangu prej tyre! Në Ditën kur do t’i thërret ta kasneci (ftuesi) në diçka të tmerrshme –
7; ata, me sy të përulur dalin nga varret, thua se janë karkaleca të shpërndarë,
8; duke shpejtuar kah kasneci, e atëherë thonë mohuesit: “Kjo është ditë e vështirë!”
9; Para tyre (mekkasve) ka përgënjeshtruar populli i Nuhut: mohonin robin Tonë (Nuhun) dhe thonin: “I çmendur!” – dhe e pengonin (në tregimin e Shpalljes).
10; Dhe, iu lut Zotit të vet: “Unë jam i mundur (prej popullit tim), andaj Më ndihmo!”
11; Dhe, Ne ia kemi hapur dyert e qiellit me ujë (shi) të rrëmbyeshëm,
12; dhe, i kemi hapur burimet e tokës, e u takuan ujërat për një veprim që ka qenë i caktuar.
13; E, atë e bartëm (në barkën) prej dërrasave dhe gozhdave
14; e cila lundronte nën kujdesin Tonë, – ky ishte shpërblim për atë që ishte i përgënjeshtruar.
15; Dhe, Ne atë e kemi lënë si dokument, e a ka kush që këshillohet (me të)?
16; dhe, çfarë ka qenë dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia?!
17; Në të vërtetë, Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillim, – e a ka kush që këshillohet (me të)?
18; Dhe, Adi ka përgënjeshtruar (të vërtetën), – e çfarë ka qenë dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia?!
19; Ne u dërguam atyre në një ditë fatkeqe frymë të stuhieshme – të pandërprerë –
20; e cila i nxirrte njerëzit (prej strehimeve të tyre), thuase të ishin rrënjë të shkulura të hurmeve,
21; e, çfarë ka qenë dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia?!
22; Në të vërtetë, Ne, Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillim, – e a ka kush që këshillohet (me të)?
23; Dhe Themudi i përgënjeshtroi paralajmëruesit Tonë –
24; ata thanë: “Vallë, a ta pasojmë një njeri nga mesi ynë?! Atëherë, ne, me të vërtetë, do të ishim në rrugë të humbur dhe të çmendur.
25; Vallë, në mesin (e sa) prej nesh, t’i dërgohet Shpallja atij?! Jo, ai është gënjeshtar mendjemadh!”
26; Nesër (së shpejti), do ta dinë ata se kush është gënjeshtari mendjemadh!
27; Ne, do ta dërgojmë devën për t’i sprovuar, andaj priti ti ata dhe bëhu i durueshëm.
28; Dhe, lajmëroi ata se uji do të ndahet në mes tyre e devës, në çdo racion (shujtë) do të jetë prezent (ai që e ka rendin)!
29; Ata e thirrën shokun e tyre, e ai mori guximin dhe e preu atë (devën) –
30; e, çfarë ka qenë dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia?!
31; Ne e dërguam te ta një ulurimë e ata u bënë si sana e copëtuar në pleme,
32; në të vërtetë, Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë (të kuptueshëm) pë këshillim, e a ka kush që këshillohet (me të)?
33; Edhe populli i Lutit i ka përgënjeshtruar paralajmërimet.
34; Ne, me të vërtetë, e kemi dërguar një fortunë mbi ta, pos në familjen e Lutit, këtë e shpëtuam në agim,
35; nga dhuntia Jonë. Ja, kështu Ne i shpërblejmë ata që falenderojnë.
36; Me të vërtetë, ai (Luti) i paralajmëroi ata me fuqinë e dënimit Tonë, e ata polemizuan duke i mohuar paralajmërimet.
37; At aprej tij i kërkuan mysafirët e tij, e Ne ua fshimë sytë atyre (i verbuam): “Shijoni dënimin Tim dhe paralajmërimin Tim!”
38; E, të nesërmen në mëngjes, ata i goditi dënimi i përhershëm.
39; “Shijoni dënimin Tim dhe paralajmërimin Tim!”
40; Me të vërtetë, Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për (ta mësuar përmendësh) këshillim, e a ka kush që këshillohet (me të)?
41; Edhe njerëzve të Faraonit u patën ardhur paralajmërimet,
42; por ata i mohuan të gjitha argumentet Tona, andaj Ne i dënuam ata, ashtu siç dënon i Plotëfuqishmi dhe i Plotëpushtetshmi.
43; A mos vallë mohuesit tuaj (Mekkasit) janë më të mirë se ata (që u përmendën), apo ju keni ndonjë dekret në librat e shpallur?
44; Apo, ata thonë: “Ne jemi grup i pathyeshëm!”
45; Së shpejti do të thyhet grupi dhe me të vërtetë, mëkatarët do të jenë të humbur dhe në zjarr (në jetën tjetër) është më i tmerrshëm dhe më i idhët (se dënimi në këtë botë).
46; ,
47; Me të vërtetë, mëkatarët do të jenë të humbur dhe në zjarr (në jetën tjetër).
48; Ditën që do të tërhiqen (me forcë) fytyrat e tyre në zjarr (e ju thuhet): “Shijoni zjarrin e xhehennemit!”
49; Ne, me të vërtetë, të gjitha i kemi krijuar sipas dispozitës,
50; Urdhëri Ynë është vetëm një fjalë (në kryerjen e punëve – i shpejtë) sa çel e mbyllë sytë.
51; E, Ne, madje i kemi shkatërruar të ngjashmit me ju, – e a ka kush që këshillohet (me të)?!
52; E, çkado që punojnë, ato janë në librat (e veprave të njerëzve)
53; të gjitha, të mëdha dhe të vogla, janë shënuar në rreshta.
54; Ata që i druajnë Perëndisë me të vërtetë, do të jenë në kopshtet e xhennetit dhe pranë lumenjve
55; në vendin e kënaqësisë, te Sunduesi i Plotëfuqishëm.

Pages ( 54 of 114 ): « Previous1 ... 5253 54 5556 ... 114Next »