Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 87 (Sura 87)
1; Falendero emrin e Zotit tënd të Lartësuar,
2; që krijon çdo gjë dhe e bënë të harmonizuar,
3; dhe që çdo gjë e ka caktuar dhe i ka dhënë inspirim,
4; dhe që bënë të rriten kullosat,
5; dhe pastaj bën që të shndërrohen, të thahen e të vyshken.
6; Na do ta mësojmë ty (Kur’anin, përmes Xhebrailit), e ti nuk do ta harrosh,
7; përveç asaj që don Zoti. Ai (Perëndia), me të vërtetë, di çdo gjë që shprehni haptazi dhe atë që fshihni –
8; dhe Ne do ta lehtësojmë ty (rrugën) e lehtë,
9; prandaj këshillo ti – nëse këshilla ka dobi:
10; ai që i druan Perëndisë, këshillohet,
11; e shmanget nga këshillat, ai më i keqi,
12; i cili do të digjet në zjarrin e madh,
13; e në të, as nuk do të vdes e as nuk do të jetojë (jetë normale).
14; Shpëtimin do të arrijë ai që pastrohet (nga të këqiat)
15; dhe që e përmend emrin e Zotit të vet dhe bënë namaz!
16; Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote,
17; por, jeta tjetër është më e mirë dhe e përhershme (amshuar).
18; Kjo, me të vërtetë, ka qenë shënuar në faqet (e librave) e broshurat e lashta,
19; librat (broshurat) e Ibrahimit dhe Musait.

Pages ( 87 of 114 ): « Previous1 ... 8586 87 8889 ... 114Next »