Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 79 (Sura 79)
1; Betohem në ata (engjëj) që i marrin shpirtërat ashpër (jombesimtarëve)
2; dhe në ata që i marrin butësisht (besimtarëve)
3; dhe në ata (engjëj) që notojnë në hapësirë (në mes Tokës e qiellit),
4; si dhe në ata (engjëj) që garojnë (për kryerjen e urdhërave),
5; dhe betohem në ata (engjëj) që i rregullojnë ato që nuk janë të rregulluara,
6; në Ditën kur Toka do të dridhet nga tërmeti,
7; ps të cilit pason tjetri. –
8; Atë ditë, zemrat do të jenë të tronditura,
9; e shikimet e tyre të përulura.
10; Ata (jobesimtarët) thonë: “A, me të vërtetë, do të kthehemi ne – në jetë (në gjendjen e mëparshme)?
11; A thua edhe kur të bëhemi eshtra të kalbur?”
12; E thonë: “E atëherë (të kthyerit), do të jemi të humbur.
13; E do të jetë ajo (ringjallja) vetëm një thirrje,
14; dhe, ja ata përnjëherësh (të gjallë) në Tokë.
15; A të ka ardhur ty (o Muhammed) lajmi për Musain,
16; kur Zoti i tij e ka thirrë atë në luginën e shenjtë të Tuvasë:
17; “Shko te Faraoni, se ai, me të vërtetë, është tërbuar,
18; dhe thuaj (Faraonit): ‘A don ti të pastrohesh (nga të këqiat),
19; dhe të udhëzoj te Zoti yt, që t’i druhesh (për të mos bërë të këqia)?
20; Dhe, ia tregoi (Musai-Faraonit) mrekullinë më të madhe,
21; por ai e mohoi dhe e kundërshtoi,
22; pastaj u kthye,
23; u përpoq dhe i tuboi njerëzit e thirri:
24; “Unë jam zoti juaj suprem (më i lartë)!
25; dhe, Perëndia, ia ekspozoi atij dënimin e kësaj bote dhe të botës tjetër.
26; Kjo është këshillë për ata që i druajnë Perëndisë.
27; E, çka është më vështirë: krijimi i juaj apo i qiellit? Ai e ka ndërtuar (qiellin),
28; lart e ka ngritur kupën e tij dhe e ka përsosur,
29; dhe netët e tij i ka bërë të errta, kurse ditët të ndritshme,
30; e pastaj e rrafshoi (shtriu) Tokën,
31; dhe nga ajo (toka) i nxorri ujërat dhe kullosat,
32; dhe malet i bëri të palëvizshme (i forcoi)
33; për gjallërinë tuaj dhe të bagëtive tuaja.
34; E, kur të arrijë vështirësia më e madhe,
35; Dita kur njeriu e kujton atë çka ka punuar,
36; dhe i tregohet skëterra çdokujt që sheh,
37; atëherë, ai që ka qenë kërcënues,
38; dhe e ka preferuar (dashtë më shumë) jetën e kësaj bote,
39; pë te, me të vërtetë, vendbanim është skëterra.
40; Kurse, ai që i druan madhërisë së Zotit të tij dhe e frenon vete nga epshet,
41; me të vërtetë, vendbanim i tij është xhenneti.
42; Të pyesin ty për Kijametin: “Kur do të ndodhë?”
43; Çka ka rëndësi për ty ta përmendësh atë?!
44; Vetëm Zoti yt di për te.
45; Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druajnë atij (Kijametit);
46; kurse, atë ditë, që do ta shohin atë (Kijametin), atyre do t’u duket se kanë qëndruar në këtë botë, vetëm një mbrëmje apo një mëngjes (të asaj mbrëmjeje).

Pages ( 79 of 114 ): « Previous1 ... 7778 79 8081 ... 114Next »