Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 85 (Sura 85)
1; Betohem në qiellin e stolisur me hyllsi,
2; dhe në Ditën e premtuar (Kijametit),
3; dhe në dëshmitarët, si dhe në atë që do të dëshmohet (atë ditë),
4; mallkuar qofshin ata ë kanë hapur hendeqe,
5; dhe që i mbushën me zjarr, me gjithëfarë lënëdësh djegëse,
6; (mallkuar qofshin ata) kur u ulën pranë tij
7; dhe ishin prezent të asaj (që u bënë besimtarëve)!
8; E, (jobesimtarët) i munduan ata vetëm pse i besuan Zotit të Plotëfuqishëm dhe Falenderues,
9; pushteti i të cilit shtrihet në qiej dhe në Tokë, – e Perëndia është Dëshmitar i çdo gjëje.
10; Pa dyshim, ata që i torturojnë besimtarët dhe besimtaret e që (pastaj) nuk pendohen – i pret dënimi i skëterrës dhe (për ta ka) dënim zjarri,
11; e, me të vërtetë, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira – për ta ka kopshte të xhennetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenjtë; – e ky është sukses i madh.
12; Me të vërtetë, ndëshkimi i Zotit tënd, është i ashpër!
13; Me të vërtetë, Ai krijon prej kurrgjëje dhe përsëri i kthen (ps vdekjes – i ringjallë);
14; Ai është falës dhe plot dashuri,
15; Zot i Arshit (fronit) të Madhërueshëm,
16; Ai punon çka të dojë.
17; A ka arritur te ti lajmi për ushtritë
18; e Faraonit dhe Themudit?
19; Por, jobesimtarët – gjithmonë mohojnë,
20; e Perëndia (i Plotëfuqishëm), i përfshinë të gjithë,
21; ky Kur’an – (që e mohonin ata), është Kur’ani i madhërueshëm,
22; i shkruar në Levhi Mahfudh (në pllakën e ruajtur me kujdes).

Pages ( 85 of 114 ): « Previous1 ... 8384 85 8687 ... 114Next »