Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 38 (Sura 38)
1; Sâd! Pasha Kur’anin e madhërueshëm (që këshillon),
2; (por) jobesimtarët janë mendjemëdhenj dhe përçarës (nuk e pranojnë të Vërtetën)!
3; Sa e sa breza para tyre (popullit të Mekkes), Ne i kemi zhdukur, e ata kanë thirrë në ndihmë, por ka qenë vonë!
4; Ata janë çuditur për ardhjen e një paralajmëruesi nga mesi i tyre, dhe jobesimtarët kanë thënë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar;
5; A don ai që prej tërë perëndive të bëjë një perëndi? Me të vërtetë, kjo është një gjë e çudtishme!”
6; Dhe paria nga mesi i tyre u larguan (duke i thënë njëri-tjetrit): “Shkoni dhe bëhuni të durueshëm pranë perëndive tuaj; Me të vërtetë, kjo është një punë (e madhe) që dëshirohet.
7; Këtë nuk e kemi dëgjuar në fenë e mëparshme. Ky është vetëm një trillim;
8; Vallë, nga mesi ynë atij t’i dërgohet Kur’ani?!” Por, ata dyshojnë në Këshillën Time, meqë ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.
9; Vallë, a te ata janë thesarët e mëshirës së Zotit tënd të Plotëfuqishëm dhe Dhurues?
10; Apo i tyre është pushteti i qiejve dhe Tokës dhe ç’ka në mes tyre? E, le të ngjiten atëherë, me mjete (në qiell).
11; Ata (jobesimtarët-kurejshit) janë një ushtri e vogë e përbërë nga grupet, të cilat do të shpartallohen aty.
12; Edhe para tyre, kanë përgënjeshtruar populli i Nuhut, edhe Adi edhe Faraoni – pronar i godinave madhështore,
13; edhe Themudi edhe populli i Lutit edhe banorët e Ejketit; këta janë aleatë (grupe);
14; të gjithë këta i kanë konsideruar pejgamberët gënjeshtarë, andaj u realizua dënimi Im.
15; Këta presin vetëm një zë të madh që nuk përsëritet,
16; dhe ata (përqeshësit) thonë: “O Zoti ynë, shpejtona pjesën tonë (të dënimit) para Ditës së Llogarisë!”
17; (Perëndia ka urdhëruar): “Duro (o Muhammed) për atë që thonë ata dhe kujtoje robin Tonë Daudin, e fuqishëm, ai me të vërtetë, i është drejtuar Zotit.
18; Na ia kemi nënshtruar bjeshkët që bashkë me të t’i luten Perëndisë, në mbrëmje dhe në mëngjes,
19; si dhe zogjët e tubuar. Të gjitha i drejtoheshin Atij (luteshin në Te).
20; Dhe, Ne, ia kemi forcuar pushtetin e tij dhe i kemi dhënë mençuri dhe dijeni për të gjykuar.
21; A të ka ardhur ty lajmi për kundërshtarët, kur hypen në tempullin e tij (fetar),
22; kur hynë te Daudi, ai u frikësua prej tyre. Ata thanë: “Mos u frikëso, (na jemi) dy kundërshtarë, që njërit-tjetrit i ka bërë padrejtësi, prandaj gjyko mes nesh, me të drejtë, dhe mos u shmangë (prej së vërtetës), po na udhëzo në rrugë të drejtë.
23; Me të vërtetë, ky është vëlla (mik) i im. Ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele, kurse unë kam vetëm një dele, andaj më tha: “Ma jep ti mua atë? – dhe ai në bisedë (polemikë) më mundi”.
24; (Daudi) tha: “Me të vërtetë, ai të ka bërë padrejtësi që të ka kërkur delen tënde, që ta bashkojë me delet e veta”. Dhe, me të vërtetë, shumë bashkëpronarë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, pos atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira, por ata janë pak”. Daudi e kuptoi, se Na, me të vërtetë – e kemi sprovuar atë, prandaj ka kërkuar falje nga Zoti i vet dhe u përul, duke rënë për dhé dhe duke u penduar.
25; Pastaj, Ne këtë ia falëm atij, e ati te Na, ka një pozitë të veçantë dhe një kthim të mirë (në jetën tjetër).
26; O Daud, Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, prandaj gjyko ndërmjet njerëzve me të drejtë dhe, mos shko pas pasionit tënd, se (ai pasioni) të largon nga rruga e Perëndisë! Me të vërtetë, për ata që largohen nga rruga e Perëndisë, ka dënim të ashpër, ngase e kanë harruar Ditën e llogarisë.
27; Ne nuk e kemi krijuar kot qiellin dhe Tokën dhe atë që është në mes tyre. Ashtu (kot), mendojnë jobesimtarët. E mjrë për jobesimtarët kur do të hyjnë në zjarr!
28; A do të sillemi me ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira si me turbulluesit në Tokë; apo, vallë do të sillemi me njerëzit e mirë si me njerëzit e këqinj?
29; (Ky) është një libër (Kur’ani), që ta kemi zbritur ty, libër i bekuar, për t’i studjuar dokumentet e tij dhe për t’u këshilluar mendimtarët me të.
30; Ne, Daudit, i kemi dhuruar Sulejmanin. Ai është rob i mrekullueshëm. Ai, me të vërtetë, i është drejtuar shum Zotit!
31; (Kujtoje) kur atij (Sulejmanit), një pasdite iu paraqiten atllarët (kuaj të dalluar),
32; Ai tha: “Unë shfaqa dashuri më të madhe ndaj pasurisë (kuajve) se sa lutjes ndaj Zotit tim!” (ata defiluan para tij) derisa humbën mas beshkes.
33; (Ai tha): “M’i ktheni ata” – e pastaj nisi t’i prekë me shpatë këmbët dhe qafat e tyre.
34; Ne, me të vërtetë, e sprovuam Sulejmanin dhe hodhëm mbi fronin e tij një trup, dhe pastaj (Sulejmani) iu drejtua Zotit,
35; dhe tha: “O Zoti im, të më falësh dhe më dhuro një pushtet çfarë nuk do ta ketë askush pas meje! Me të vërtetë, Ti je dhurues i madh!”
36; Pastaj, Ne ia nënshtruam erën e butë, e cila frynë me urdhërin e tij, andej kah don ai –
37; dhe djajtë, të gjithë ndërtuesit dhe zhytësit në ujë,
38; dhe të lidhur në pranga.
39; Kjo është dhurata Jonë, prandaj ti dhuroja (o Sulejman) kujt të duash ose mos ua jep; pa kurrfarë llogarie për këtë!”
40; Me të vërtetë, ai te Na ka një pozitë të veçantë dhe një kthim të mirë (në jetën tjetër).
41; Kujtoje robin Tonë Ejjubin, kur iu lut Zotit të vet: “Me të vërtetë, më preku djalli me mundim dhe vuajtje!”
42; (Atij i tha): “Bjeri me këmbën tënde (Tokës)! Ja, ky është një burim i ujit të ftohtë për larje dhe pirje!”
43; Dhe Ne ia kemi dhuruar atij familjen dhe po aq një numër tjetër anëtarësh (të familjes) – mëshirë prej Nesh dhe këshillim për njerëzit e mënçur,
44; dhe merr me dorën tënde një tubë thuprash e rreh me to dhe mos e shkel betimin tënd!” Ne, e kemi ditur atë të durueshëm, (ai) është rob i mrekullueshëm. Ai, me të vërtetë, i është drejtuar (shumë) Zotit!
45; Dhe kujtoji robërit Tonë: “Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin, të fortë (në besim) dhe largëpamës.
46; Ne, atyre iu dhuruam një virtyt të veçantë, që ta kenë gjithmonë në mend botën e ardhshme;
47; Njëmend, ata janë tek Ne njerëz të mirë e të zgjedhur.
48; Dhe kujtoje: Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin! Të gjithë ata kanë qenë të mirë.
49; Ky është një kujtim i mirë – dhe, me të vërtetë, për njerëzit që ruhet nga mëkatet, ta kthim të mirë (në botën tjetër):
50; në kopshtijet e Adnit – dyert e të cilit janë të hapura për ta,
51; në të cilat rrijnë të mbështetur (në divane-kanape) e kënaqen em pemë dhepije të llojllojshme,
52; pranë tyre do të ketë hyrie moshatare, që nuk shikojnë anash.
53; Kjo iu është premtuar për Ditën e llogarisë;
54; ky është, njëmend, furnizimi Ynë që nuk ka të sosur!
55; Kjo është kështu (për besimtarët). E, për njerëzit e tërbuar (në të keqe), me të vërtetë, ka kthim të keq (në botën tjetër):
56; ferri, në të cilin ata do të digjen. E, sa shtrat i shëmtuar që është ai!
57; Kjo është kështu (për mohuesit)! E, le ta shijojnë ata këtë ujë të vëluar dhe të qelbët
58; dhe të tjera mundime të llojllojshme, të ngjashme me to.
59; (Atyre u thuhet): “Ky është grumbullim i dendur me ju (në ferr) e (u thuhet): Nuk ka çlirm për ta! Ata, me të vërtetë, do të digjen në zjarr!”
60; (Populli i thjeshtë) iu përgjigjet (udhëheqësve të vet): “Jo, por ju mos paçit çlirim as qetësi, ju na keni sjellë në këtë gjendje, e sa strehim i keq është ky!”
61; (Njerëzit e thjeshtë) thanë: “O Zoti ynë! Kush na përgatiti këtë neve, dyfishoju atyre dënimin në ferr!”
62; (Populli i Mekkes) thanë: “Pse nuk po i shohim njerëzit që i konsideronin të këqinj,
63; a mos i kemi përqeshur ne at,a apo na kanë humbur sysh?”
64; Kjo është, me të vërtetë, grindja e banorëve të ferrit.
65; Thuaj (o Muhammed!): “Me të vërtetë, unë jam vetëm paralajmërues, e nuk ka zot përveç Allahut, të Vetmit e Ngadhënjimtarit,
66; Zotit të qiejve e të Tokës dhe të asaj që gjendet midis tyre, të Plotëfuqishmit, Falësit”.
67; Thuaj: “Ky (Kur’ani) është lajm i madh,
68; e ju prej tij po shmangeni.
69; Unë nuk kam pasur kurrfarë dije për meleqtë e lartë, kur ata polemizuan mes vete, –
70; mua vetëm më është shpallë se jam paralajmërues i qartë, –
71; (Kujtoju atyre) kur Zoti yt u ka thënë meleqve: “Me të vërtetë, Unë do ta krijojë njeriun prej balte,
72; e kur Unë ta plotësoj atë t’i jap frymë prej shpirtit Tim (kur t’i jap jetë), bëni sexhde atij!”
73; E të gjithë meleqtë (engjëjt), së bashku, bënë sexhde,
74; përveç Iblisit; ai u bë mendjemadh e ishte mohues.
75; (Zoti) tha: “O Iblis, ç’të pengoi ty, që të mos bësh sexhde para atij që e kam krijuar Unë me duart e Mia (pa ndihmën e askujt)? A mos je mendjemadhësuar apo mendon se je nga të lartit?”
76; (Iblisi) tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar prej zjarrit, kurse atë prej baltës”.
77; (Perëndia) tha: “Dil atëherë prej xhennetit! Me të vërtetë, ti je i dëbuar.
78; Me të vërtetë mallkimi Im është mbit ty deri në Ditën e gjykimit”.
79; (Iblisi) tha: “O Zoti im, më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen ata!”
80; (Zoti) tha: “Me të vërtetë, do të jepet dy afat
81; deri në ditën e caktuar”.
82; (Iblisi) tha: “Pasha madhërinë Tënde, unë do t’i mashtrojë ata të gjithë –
83; përveç robërve Tu të sinqertë!”
84; (Zoti) tha: “Unë betohem me të drejtën dhe flas të vërtetën,
85; me të vërtetë, Unë do ta mbush ferrin me ty dhe me të gjithë ata që të pasojnë ty!”
86; Thuaj (o Muhammed!): “Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për të (Kur’anin), e as nuk jam nga ata që paraqiten të atillë (çfarë nuk janë),
87; ai (Kur’ani), me të vërtetë, është këshilël për tërë botën!
88; Dhe ju, me të vërtetë, do ta dini lajmin e tij pas një kohe!”

Pages ( 38 of 114 ): « Previous1 ... 3637 38 3940 ... 114Next »