Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 77 (Sura 77)
1; Betohem në ata (engjëjt) që sjellin të mira,
2; e betohem në ata që shpejtojnë si stuhia;
3; dhe betohem në ata që sjellin shpalljet e pastaj dallojnë (të mirën nga e keqja), –
4; ?
5; në ata që përcjellin këshillat,
6; e arsyeshme ose qortuese, –
7; me të vërtetë, ajo ë ju premtohet, do të bëhet!
8; Kur yjet do të shuhen
9; dhe kur të çahet qielli
10; dhe kur malet të shkapërderdhen
11; dhe kur të dërguarit (pejgamberët) do të caktojnë kohën (e tubimit).
12; (Do të thuhet): “Deri në cilën ditë është shtyer afati?” –
13; (Ju përgjigjet): “Deri në Ditën e vendimit!”.
14; E, a e di ti se ç’është Dita e vendimit?
15; Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
16; A nuk i kemi zhdukur popujt e lashtë,
17; e pas tyre edhe të tjerët?!
18; Në këtë mënyrë do të veprojmë me të gjithë fajtorët!
19; Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
20; A nuk ju kemi krijuar (Ne) nga një pikë uji të pakonsiderueshëm,
21; të cilin e kemi vendosur në vend të sigurtë,
22; dei në afatin e caktuar?!
23; E tillë është fuqia Jonë; e sa të fuqishëm jemi Ne! –
24; Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
25; A nuk e bëmë Ne Tokën vendtubimi
26; të të gjallëve dhe të të vdekurëve
27; dhe në të kemi vendosur male të larta, dhe a nuk ju dhamë Ne juve të pini ujë të ëmbël (të pijes)? –
28; Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
29; (Ju thuhet): “Shkoni kah ajo (dënimi), të cilën ju e keni konsideruar gënjeshtër,
30; shkoni kah tymi i ndarë në tri fjollë,
31; i cili nuk të freskon dhe nga flaka nuk shpëton.
32; Ai hedh shkëndija si rrënjët e lisit të madh,
33; sikur t’ishin deve (gamilla) të verdha. –
34; Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
35; Kjo është ajo ditë kur ata nuk mund të flasin
36; dhe nuk jepet leje për ta, për t’u arsyetuar. –
37; Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
38; (Ju thuhet): Kjo është Dita e gjykimit, në të cilën juv edhe popujt e lashtë i kemi tubuar,
39; e nëse dispononi me ndonjë dinakëri, përdoreni kundër Meje! –
40; Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
41; Ata që ruhen nga të kundërshtuarit Perëndinë, do të jenë në mesin e burimeve dhe të hijeve,
42; dhe midis pemëve çfarë i dëshirojnë.
43; (Ju thuhet): “Hani e pini, e ju bëftë mirë! (Shpërblim) për atë që keni punuar”.
44; Kështu Na i shpërblejmë ata, që bëjnë vepra të mira. –
45; Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
46; (Ju thuhet jobesimtarëve): “Hani dhe kënaquni, por për pak kohë!”
47; Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
48; Por, kur ju thuhet atyre (në këtë jetë): “Përuluni ndaj Perëndisë (falni namazin)!” – ata nuk përulen. –
49; Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
50; E, në çfarë libri tjetër do të besojnë, pas Kur’anit?!

Pages ( 77 of 114 ): « Previous1 ... 7576 77 7879 ... 114Next »