Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 107 (Sura 107)
1; A di ti për atë që e përgënjeshtron Ditën e llogarisë (e shpërblimit)?
2; E ai është, i cili ashpër i dëbon bonjakët
3; dhe nuk nxitë që të ushqejnë të varfërit.
4; Mjerë për ata, të cilët kur falen,
5; janë të pakujdesshëm (të harrueshëm),
6; e veprojnë, vetëm sa për sy e faqe (para botës)
7; dhe pengojnë dhënien e ndihmës (në shërbimet e vogla midis njerëzve)!

Pages ( 107 of 114 ): « Previous1 ... 105106 107 108109 ... 114Next »