Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 59 (Sura 59)
1; Perëndinë e falenderon çdo gjë në qiej dhe çdo gjë në Tokë. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
2; Ai është që i ka dëbuar për here të pare prej shtëpive të tyre, ata të cilët nuk kanë besuar Librin; ju nuk keni menduar se ata do të shkojnë, kurse ata kanë menduar se kështjellat e tyre do t’i mbrojnë nga dënimet e Perëndisë, por dënimi i Perëndisë u ka ardhur prej nga ata nuk e kanë pritur, dhe Ai në zemrat e tyre ka mbjellë frikë; e, ata, me duart e tyre dhe me duart e besimtarëve i kanë shkatërruar shtëpitë e veta. Prandaj, mësoni nga kjo, o ju mentarë!
3; Sikur mos ta kishte caktuar Perëndia ndjekjen e tyre, Ai do t’i kishte dënuar në këtë jetë, por ata në jetën tjetër i pret dënimi në zjarr,
4; sepse, ata e kanë kundërshtuar Perëndinë dhe Profetin e Tij; e ai që kundërshton Perëndinë, Perëndia, me të vërtetë, do t’i dënojë ashpër.
5; Ato palme hurmesh që i keni prerë ju ose i keni lënë të qëndrojnë vertikalisht – i keni bërë me miratimin e Perëndisë dhe që Ai (Perëndia) t’i poshtërojë ngatërrestarët.
6; E, atë që Perëndia ia ka dhuruar (kthyer prej ngatërrestarëve) Profetit të Vet, e që ju nuk e keni marrë si plaçkë me sulmim as të kuajve as të deeve, por që, Perëndia i jep pushtet profetëve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë.
7; Pasuria e mbetur e fshatrave, të cilën Perëndia ia ka dhuruar Profetit të Tij, u takon: Perëndisë dhe Profetit të Tij, dhe të afërmëve të tij (Pejgamberit), bonjakëve, të varfërve, dhe udhëtarëve të rastit, – në mënyrë që të mos bie prej dorës në dorë të pasanikëve tuaj; atë që ua jep Profeti (si shpërblim), atë merreni, e atë çka ua ndalon, lënie; dhe ruajuni (mos i kundërshtoni) Perëndisë, sepse, Perëndia, me të vërtetë, dënon ashpër,
8; (ajo pasuri u takon) edhe emigrantëve të varfër, të cilët janë përzënë nga vendlindja e tyre dhe pasurisë së tyre, të cilët ëshirojnë mirësinë dhe kënaqësinë e Perëndisë, dhe ta ndihmojnë Perëndinë dhe Profetin e Tij, ata, me të vërtetë, janë besimtarë të sinqertë, –
9; dhe (u takon pasuria) atyre që e kanë bërë Medinen vendstrehim (shtëpi) të besimit qysh më parë (para emigrimit), e i duan ata që vijnë në Medine dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë që u është dhënë atyre (ardhacakëve), por më tepër duan t’u bëjnë mirë atyre se sa vetes, edhe pse madje vetë janë nevojtarë. E, ata që ruhen nga lakmia e madhe, me siguri, do të jenë fitues.
10; Edhe ata që vijnë pas tyre – thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve; O Zoti ynë, Ti je, me të vërtetë, i mirë dhe mëshirues!”
11; A nuk po sheh se si hipokritët ju thonë shokëve të vet, të cilët janë ithtarë të Librit, e që nuk besojnë: “Nëse ju dëbojnë, ne do të dalim me ju dhe kurrkujt – asnjëherë, nuk do t’i përulemi kundër jush; e nëse ju sulmoheni, me siguri, do t’u dalim në ndihmë”, – e, Perëndia dëshmon, se ata, me të vërtetë, janë gënjeshtarë:
12; nëse do të jenë të dëbuar, ata nuk do të shkojnë me ta; nëse do të jenë të sulmuar, ata nuk do t’i dalin në ndihmë; e nëse u dalin në ndihmë, sigurisht do të ikin, dhe ata do të ngelin pa ndihmë (përgjithmonë).
13; Ju, në zemrat e tyre jeni më të tmerrshëm (frikësues) se sa Perëndia, ngase ata janë popull i pakuptueshëm.
14; Ata luftojnë me ju duke qenë grumbull vetëm në vende të fortifikuara, ose pas mureve. Lufta ndërmjet tyre është e ashpër. Ti mendon se ata janë kompakt, mirëpo, zemrat e tyre janë të përçara, meqë ata janë njerëz që nuk mendojnë.
15; Këta janë të ngjashëm me ata që kanë qenë pak para tyre, që e kanë shijuar dënimin e punës së tyre – ata i pret dënimi i dhembshëm!
16; Janë të ngjashëm ata me djallin kur i thotë njeriut: “Mos beso!” – e kur bëhet mohues, atëherë ai i thotë: “Unë jam larg prej teje, unë, me të vërtetë, i frikohem Perëndisë, Zotit të gjithësisë!”
17; Fundi i këtyre të dyve, me të vërtetë, është qëndrimi i përhershëm në zjarr, e ky është dënimi për të gjithë njerëzit e këqinj.
18; O besimtarë, druajuni Perëndisë, dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen, duke mos e kundërshtuar Perëndinë, sepse, Ai di çdo gjë që punoni ju.
19; Dhe mos u bëni si ata që duke i harruar urdhërat e Perëndisë, Ai (Perëndia) i ka shpie ata që të harrojnë edhe vetveten; ata janë mëkatarë të vërtetë.
20; Nuk janë të barabartë banorët e xhehennemit dhe banorët e xhennetit; bnorët e xhennetit do të jenë fitues.
21; Sikur këtë Kur’an t’ia shpallim ndonjë mali, ti do ta shihje atë të përulur dhe të copëtuar nga frika e Perëndisë. Këso shembujsh u përkujtojmë njerëzve që të mendojnë.
22; Ai është Perëndia, që s’ka zot tjetër përveç Tij. Ai i di gjërat e dukshme dhe të padukshme, Ai është mëshirues dhe përdëllimtar!
23; Ai është Perëndia, që s’ka zot tjetër përveç Tij, Sundues, i Amshueshëm, Ai është i pastër nga të metat, Paqëdashës, ai që jep siguri, Ai që mbikëqyrë të gjitha, i Plotëfuqishëm, Imponus, Madhështor. Qoftë falenderuar Perëndia, Ai është shumë lart nga ato që ia përshkruajnë Atij!
24; Ai është Perëndia, Krijues, Ai që prej asgjëje krijon, Ai që çdo gjëje ia jep formën, ai posedon emërat më të bukur, Atë e falenderojnë të gjithë (çka ekziston) në qiej dhe në Tokë, Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

Pages ( 59 of 114 ): « Previous1 ... 5758 59 6061 ... 114Next »