Albanian Quran | Lexoni Kuran

Chapter 88 (Sura 88)
1; A të ka arritur ty lajmi për fatkeqësinë e kaplueshme (të Kijametit)?
2; Atë Ditë, fytyrat (e të këqinjve) janë të dëshpëruara,
3; me punë të vështira e të rraskapitura,
4; në zjarr të fortë do të digjen,
5; e do të pinë nga burimet e vluara,
6; kur tjetër ushqim për ta nuk do të ketë, përpos therrave,
7; e ky (ushqim), as nuk do t’i trashë as nuk do t’i ngop (nga uria).
8; Atë Ditë, fytyrat e disave (besimtarëve) do të jenë të gëzuara,
9; të kënaqura për punët e bëra, –
10; të vendosura në kopshtin madhështor,
11; në të cilin nuk do të dëgjojnë fjalë boshe.
12; Në të ka burime uji – rrjedhëse,
13; në të ka divane të çmueshme,
14; dhe kupa të përgatitura,
15; dhe jastëk të renditur
16; e shumë qilima të shtruar.
17; Vallë, a nuk shohin ata se si është krijuar devja
18; e si është ngritur qielli,
19; dhe si janë vendosur malet,
20; dhe si është shtrirë Toka?!
21; Ti këshillo (njerëzit) – se ti je vetëm këshillues,
22; ti nuk je mbi ta imponues (sundues)!
23; E, përveç atyre që shmangën dhe nuk besojnë, –
24; ata, Perëndia do t’i dënojë me mundimet më të mëdha.
25; Ata, me të vërtetë, do të kthehen te Ne,
26; dhe, me të vërtetë, do të japin llogari para Nesh!

Pages ( 88 of 114 ): « Previous1 ... 8687 88 8990 ... 114Next »